• |
ide | kryesore

Përplasje me armë në Kosovë, 1 i vrarë dhe 1 i plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur mbrëmjen e sotme në Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Shaban Azizi.

“Para gjysmë ore një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në lagjen Arbëria në Gjilan”, – është shprehur Azizi.

Sipas tij viktimat janë të gjinisë mashkullore dhe i takojnë moshës së re.

Ende nuk dihet nëse ka persona të arrestuar për rastin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *