• |
ide | kryesore

Prag lufte në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Situata në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë vazhdon të përkeqësohet. Qindra persona kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në pikën kufitare Kuznica-Bruzgi, pranë qytetit bjellorus, Grodno. Videot e postuara në rrjetet sociale i tregojnë ata duke ecur në kolona përgjatë rrugës. Pamjet e tjera tregojnë forcat e armatosura të sigurisë me qenë, që i shtyjnë njerëzit nga pika kufitare dhe në autostradë. Sipas pamjeve, shumë prej tyre prisnin në anët e rrugës dhe në pyjet ngjitur.

Komiteti Shtetëror i Kufirit konfirmoi zyrtarisht se qindra vetë ishin në rrugën drejt kufirit. Mediat shtetërore bjelloruse raportuan se emigrantët po kalonin kufirin për në Poloni. Ministria polake e Mbrojtjes publikoi një video nga një helikopter që tregon një grup të madh njerëzish në një pjesë të kufirit të siguruar me tela me gjemba pranë Kuznicës.

Në llogarinë në Twitter të “Forcave të Mbrojtjes Territoriale”, një lloj ushtrie vullnetare në varësi të forcave të armatosura polake, u shpall gjendjen e gatishmërisë së lartë. Pjesëtarët e kësaj trupe duhet të jenë gati brenda gjashtë orësh për të mbështetur trupat kufitare. Ministri polak i Mbrojtjes, Marius Blaszczak shkroi se 12.000 forca ishin gati. Së bashku me Ministrinë e Brendshme dhe autoritetet, ata ishin gati të “mbronin kufirin polak”. Një zëdhënës i qeverisë në Varshavë tha se përpjekja më e madhe deri tani për të kaluar me forcë kufirin polako-bjellorusi sapo kishte filluar.

Në një ndalesë në Minsk

Gjatë fundjavës, një gazetar postoi në Minsk në Twitter pamje, në të cilat shihet se si mblidhen refugjatët. Ka spekulime se ata mund të kenë marrë mbështetje në rrugëtimin 300 kilometra nga kryeqyteti në qytetin kufitar. Me makinë, udhëtimi zgjat rreth katër orë; në këmbë, do të duheshin më shumë se dy ditë.

Në muajt e fundit, mijëra njerëz, kryesisht nga Iraku, Irani dhe Afganistani, kanë udhëtuar drejt Minskut direkt ose përmes aeroporteve si Dubai dhe Stambolli. Një agjenci shtetërore udhëtimesh u kishte dhënë atyre viza për në Bjellorusi dhe në ditët e para ata gjetën strehim në hotele. Sipas raporteve të shumta të mediave, shumë prej tyre u përpoqën më pas disa herë të kalonin kufirin për në Lituani dhe Poloni.

Në tetor, një grup prej 31 personash u bllokuan në tokën e askujt midis Bjellorusisë dhe Polonisë, sepse të dyja palët i refuzuan. Banorët në anën polake raportuan praninë e shumë forcave të sigurisë në zonën kufitare, ndërsa organizatave të ndihmës iu mohua qasja.

Putini rri i tërhequr

Udhëheqja e Rusisë, si aleate, deri tani ka qenë shumë e përmbajtur. Vetëm pak ditë më parë, Vladimir Putini dhe Aleksander Lukashenkoja konfirmuan me dekret një bashkëpunim më të ngushtë të gjendjes formalisht ekzistuese të shtetit të bashkuar.

Lidhur me situatën aktuale, zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, tha sot në mëngjes, sipas agjencisë Interfax: “Sigurisht, ne nuk kemi asnjë dyshim se autoritetet bjelloruse të migracionit po marrin të gjitha masat e nevojshme për të mbajtur situatën në përputhje me ligjin.” Sigurisht, po bëhet gjithashtu gjithçka e mundshme për të garantuar sigurinë e Bjellorusisë dhe Rusisë, shtoi ai. Situata kuptohet që nuk është e lehtë dhe “natyrisht, ka një barrë të madhe mbi supet e autoriteteve bjelloruse”, tha Peskovi sipas deklaratës.

NATO paralajmëron Bjellorusinë

NATO e ka paralajmëruar Bjellorusinë që të mos vazhdojë t’i shfrytëzojë më tej refugjatët. Përshkallëzimi i fundit në kufirin polak-bjellorus shihet me shqetësim, tha një përfaqësues i Aleancës në Bruksel. NATO është e gatshme të mbështesë aleatët e saj dhe t’u garantojë atyre siguri.

BE e akuzon sundimtarin bjellorus Lukashenko për sjelljen e njerëzve nga rajonet e krizës në Bashkimin Evropian në shenjë hakmarrjeje për sanksionet evropiane. Përveç Polonisë, Letonia dhe Lituania po intensifikojnë masat e tyre paraprake. Qeveria e Vilniusit, për shembull, ka urdhëruar ushtarët të shkojnë në kufirin me Bjellorusinë. /DW



2 Comments

  1. Ahhh Europa kurve nuk ndryshoi asnjehere…
    Emigrantet Biellrus i pranon Europa, biles i jep dhe azil politik, ndersa keta te shkretet qe vijne nga lufta, Afganistani, Iraku, Siria etj… nuk i qas por i pret me dhune.

  2. Po pse mo si merr Polonia keta? Cfare presin polaket papista, ja do vijne keta byrazeret sumezinj tua punojne bachen edhe grate.
    Edhe ankoheshin nga ruset, shiko sa te mire jane amerikanet..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *