• |
ide | kryesore

Situata me Covid-19 në burgun e Drenovës/ Reagon zyrtarisht Ministria e Drejtësisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Drejtësisë ka reaguar në lidhje me situatën në burgun e Drenovës në Korçë, ku janë raportuar raste me COVID. Sipas ministrisë, vetëm një i burgosur është transportuar drejt Infektivit, për një mjekim më të specializuar, por jo në gjendje të rënduar.

Ndërkohë që më herët thuhet se 3 të burgosur të tjerë kanë qenë të infektuar, por tashmë janë negativizuar.

DEKLARATA E MINISTRISË: 
Një i burgosur 30 vjeçar, është konstatuar dje, dt.7.11.2021, nga stafi mjekësor, me temperaturë dhe simptoma të KOVID. Jo në gjendje të rënduar, është nisur drejt spitalit infektiv në Tiranë, për një përkujdesje më profesionale.
Tre të burgosur kanë qenë të prekur më herët nga KOVID, por janë negativizuar dhe vazhdojnë rutinën ditore.
Deri tani, asnjë I burgosur tjetër, nuk ka shfaqur simptoma të infeksionit, megjithatë veprimet janë kufizuar dhe po bashkëpunohet ngushtësisht me strukturat epidemiologjike për të pasur nën kontroll situatën dhe çdo nevojë të të dënuarve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *