• |
ide | kryesore

Universitetet mësim online? Ministrja e Arsimit: Nuk do ta tolerojmë më!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi thotë se nuk do të tolerohet më mësimi online në auditore. Në raportimin që ajo bëri në Komisionin e Ekonomisë për buxhetin në arsim u shpreh se disa universitete ja kanë kërkuar mësimin online, por ministria e ka refuzuar.

Ajo u shpreh se do të ngrihet një grup pune në mënyrë që të mos ndodhë më që në universitete të zhvillohet mësimi online.


Mësimi online vitin e kaluar u shpreh Kushi, ka qenë një sakrificë e madhe, ndërsa theksoi se nuk ka asnjë raportim për zhvillimin e mësimit ne ketë formë.

“Jam dakord që vaksinimi në universitete është i rëndësishëm. Ne e vendosëm si kusht vaksinimin e detyrueshëm ose test PCR. Javën e parë kemi qenë në bashkëpunim me universitetet për ta zbatuar këtë kusht. Mua më raporton rektori i Universitetit të Mjekësisë që mbi 90% e studentëve janë të vaksinuar. Ka akoma të pavaksinuar, jemi të vetëdijshëm për këtë, por ne në asnjë mënyrë nuk mund të tolerojmë mësimin e online.

Menjëherë do të bëjmë verifikimet, sepse ka patur universitete që e kanë kërkuar dhe ne ja kemi refuzuar në mënyrë zyrtare. Zyrtarisht ne nuk kemi informacion, por ju falënderoj. Mësimi online vitin e kaluar ka qenë një sakrificë e madhe për universitetet tona, sidomos universiteti i Mjekësisë, Universiteti i Arteve apo Universiteti i Sporteve imagjinoni çfarë mësimi mund të bëjnë ata online. Për ne ishte emergjente hapja e auditorëve. Ju falënderoj për shqetësimin dhe do të gremë grupe pune që kjo të mos ndodhë në universitetet tona”, u shpreh ndër të tjera ministrja Kushi.

2 Comments

  1. O ku e kane gjetur kete biben per ta bere ministre!
    Meri ato vaksinat dhe futi ne bythe, po tepruan, futi edhe ca Edvinit dhe Manastirlleshes.
    Shihni vendet me te vaksinuara se si po shtohen infeksionet.
    Perfundimi?
    Vaksileshat nuk funksionojne. Jo vetem tre e kater dozz, por edhe 14 doza, po njesoj do jete.

  2. Kjo kopilja e basketbollistit te Vlores, nuk e ka idene qe ne gjithe boten ka shume universitete dhe shkolla online

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu