• |
ide | kryesore

Ushtronte lojëra fati në lokal, arrestohet 28-vjeçari në Gjirokastër

-Instant, Lajme, Të fundit



Një person ka rënë në pranga pasi u konstatua se në lokalin e tij në rrugën “Studenti”, në Gjirokastër ushtronte veprimtarinë e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.

Sipas informacioneve nga policia bëhet me dije se në pranga ka rënë 28-vjeçari Mikeliano Kalemaj, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një tavolinë pokeri, dy telefona , 160 000 lekë, 170 euro si edhe letra bixhozi.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”.

Vijon kontrolli për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme të lojrave të fatit.

Goditet një tjetër rast i kësaj veprimtarie.

Vihet në pranga një 28-vjeçar.

Sekuestrohen një tavolinë pokeri, dy telefona, 160 000 lekë, 170 euro dhe letra bixhozi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”, njofton policia.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *