• |
ide | kryesore

Video/ “Mungesa e Manaj nuk lidhet me rastin ndaj Polonisë”: Reja tregon bisedën me sulmuesin e me Balliun

-Instant, Sport, Video



Në listën e Edoardo Reja mungonin ndoshta shumë lojtarë, por askush nuk tërhoqi vëmendjen më shumë se Rei Manaj, lojtari i preferuar i italianit, që nuk po gjen vend as te Spezia. Kundër Polonisë Manaj humbi një mundësi me egoizmin e zakonshëm, duke mos i pasuar Uzunit që ishte përbalë portierit, e lidhja e mos grumbullimit të lushnjarit u bë menjëherë me këtë episod, por në konferencën për shtyp Reja ka sqaruar: “Me Manaj kam folur. Nuk ka qenë në formë shumë të mirë fizike, ka pasur disa probleme shëndetësore dhe menduam të bënte pak pushim dhe të kishte mundesi të punonte me klubin dhe të rikuperohej. E vërteta është se nuk ka pasur shumë minuta te klubi dhe nuk ka qenë në formën e tij më të mirë dhe për këtë arsye vendosëm të mos grumbullohej. Edhe Balliu ka një problem shëndetësor, me muskujt e barkut pavarësisht se ka luajtur me klubin por kam folur me të dhe do t’i nënshtrohet testeve dhe do të bëjë edhe injeksione për të shmangur problemet”.

Kundër Anglisë dhe Andorras janë dy ndeshje në të cilën luhet vendi i dytë, edhe pse duket një mision i pamundur: duhet të mundim Anglinë e më pas edhe Andorran dhe në ndeshjen e fundit Hungaria duhet të mposhtë Poloninë në Varshavë. Kombinim me probabilitet fare të ulët, kështu që Reja kthehet të bëjë bilancin me humbjen me polakët si peng të vetëm në këto eleminatore: “Ne do të impenjohemi maksimalisht në dy ndeshjet e mbetura, qoftë me Anglinë apo Andorrën për të shpresuar deri në fund – vazhdoi analizën Reja -. Zhgënjimi më i madh që kam ishin dy humbjet me Poloninë. Ne patëm shumë probleme, me dëmtimet, me Covidin, më erdhi shumë keq dhe akoma jam i irrituar që nuk kisha lojtarë në stol për të bërë zëvendësime, kishim pak mundësi zgjedhje dhe ndodhi pikërisht në ndeshjen tonë më të rëndësishme. Nëse do të barazonim me Poloninë do të kishim shumë shanse, por tani bëhet e vështirë. Kisha menduar që nëse do të arrinim në kuotën e 19 pikëve, do të kishim më shumë shanse në Play-off, por meqë matematika na e lejon do ta provojmë deri në fund”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *