• |
ide | kryesore

Video/ Prezantohet Xavi: “Do jap jetën që gjërat të funksionojnë, nuk pranova Brazilin për Barcelonën”

-Instant, Sport, Video



Dhjetë mijë tifozë Blaugrana mbushën Camp Nou për të ndjekur nënshkrimin e kontratës, së bashku me presidentin Laporta, dhe prezantimin zyrtar të Xavi si trajner i ri i Barcelonës. Një event plot stil për një rikthim të shumëpritur. “Është një ëndërr e bërë realitet. Në vitin 2015 u largova, por ëndrra ishte të kthehesha dhe e bëj me përgjegjësinë më të madhe, por me shumë entuziazëm. Duhet të punojmë shumë, kjo është shtëpia ime dhe pavarësisht se është një moment i vështirë historik, ndihem i përgatitur. ADN-ja ime nuk ka ndryshuar, ideja është gjithmonë të jemi protagonist, të kemi topin, të krijojmë mundësi, të jemi intensiv, besoj se ka një ekip me talent dhe një brez fantastik të rinjsh. Dua të transmetoj entuziazëm”, tha Xavi, i lëshuar para kohe nga Al Sadd.

Megjithatë, tani e pret një detyrë e vështirë: “E di që kam ardhur në një moment të komplikuar. Më pëlqejnë sfidat, jam një person konkurrues dhe nuk mund të isha në një vend më të mirë. Është një sfidë spektakolare. Do të jap jetën për ti bërë gjërat të funksionojnë mirë. Është sfida më e madhe e karrierës sime.” Ish-mesfushori ka shtuar: “Jam shumë i emocionuar, faleminderit shumë, nuk dua të emocionohem por jam shumë në fakt. Faleminderit shumë klubit dhe tifozëve. Siç ju thashë kur u largova nga këtu, ne jemi skuadra më e mirë në botë dhe Barça duhet të jetë kërkuese: nuk mund të barazosh apo të humbësh, këtu duhet të fitosh”.

Për Guardiolën: “Të krahasohesh me Guardiolën është tashmë një sukses për gjithçka që ai i ka dhënë futbollit dhe Barçës. Për mua ai është trajneri më i mirë në botë dhe çdo krahasim me të është i keq për mua tani. Rezultatet do të tregojnë nëse do ta bëj mirë apo jo punën, por për mua është sukses që më krahasojnë me të”. Xavi, ndërkohë, gjatë prezantimit te Barcellona, ka folur edhe për mundësinë për të drejtuar Brazilin: “Më kishin ofruar rolin e asistentit të Tite për të marrë më pas skuadrën pas Botërorit, por idea ime ishte të vija te Barça”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *