• |
ide | kryesore

Vrasja në Elbasan/ Gjyshja e 14-vjeçares: Djalit i lumshin duart, ata e drogonin dhe e shfrytëzonin vajzën si prostitutë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Me tone të ashpra dhe pa asnjë pendesë dhe kërkim ndjese, gjyshja e autorit që vrau në Elbasan Florenc Kovaçin dhe plagosi vëllain e tij, Mikel Kovaçin ka folur për mediat duke bërë edhe një deklaratë të fortë.

“Djalit i lumshin duart, edhe policisë i thashë më jep armën sepse do ti vras të gjithë si familje”, është shprehur e revoltuar për emisionin “Shqipëria Live”, gjyshja e autorit 24 vjeçar Ardit Hida.

Ndër të tjera gjyshja ka akuzuar viktimën dhe vëllanë e tij që u plagos, se shfrytëzonin mbesën e saj, pra motrën e nipit të saj që tashmë akuzohet për vrasje dhe plagosje.

E moshuara tha më tej se dy vëllezërit ia merrnin mbesën, e cila sot është 14 vjeç, e drogonin dhe e shfrytëzonin për prostitucion.

“Ka vrarë Mikelin dhe Florencin tha, shumë mirë ia ke bërë i thashë. Djali erdhi në shtëpi dhe nuk tha që ka bërë krim. Të dy vëllezërit kanë dashur ta çonin për prostitutë. E shpërndanin në grup këta. E shfrytëzonin vajzën si prostitutë në Elbasan. Nuk vinte në shtëpi, e linin në rrugë se e drogonin. Vajza nuk tregonte. I thoja hajde, po e drogonin dhe prap me horrat rrinte. Në Polici e kam denoncuar kam një vit e gjysmë, nuk e kanë marrë për bazë. 100 herë kam denoncuar. Nuk e morën në mbrotje.

E kam denoncuar në polici ka 1 vit e gjysmë dhe nuk e kanë marrë për bazë. E kam denoncuar 100 herë. Vajza vinte e shqetësuar, ose nuk vinte fare, rrinte andej.

Jeta ka qenë me halle, herë me bukë, herë pa bukë. Vajza është në klasë të tetë këtë vit, e la shkollën fare. Djalit i lumshin duart, edhe policisë i thashë më jep armën sepse do ti vras të gjithë si familje.” – u shpreh gjyshja e autorit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës kur pati përplasje mes të rinjve dhe Florenc Kovaçi, 28-vjeç ndërroi jetë ndërsa vëllai i tij, Mikel Kovaçi u plagos.

Por si ndodhi ngjarja?

Sherri ka ndodhur mbrëmjen e 5 nëntorit rreth orës 19:50 në lagjen “Qemal Stafa” në Elbasan. Dy vëllezërit Mikel dhe Florenc Kovaçi janë konfliktuar me disa të rinj të tjerë.

Sherri ka degraduar deri në përdorimin e armëve të ftohta, ku 24-vjeçari i arrestuar, Ardit Hida akuzohet se goditi dy vëllezërit. Fatkeqësisht Florenc Kovaçi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

I vëllai i tij, Mikel Kovaçi u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.



3 Comments

  1. Shtet i degjineruar deri ne gjenez, nese eshte sic thote kjo zonje, ai djali duhet urgjentisht te dali nga burgu ndersa per ata te policis qe nuk e kane mare parasysh denoncimin ti rrasin brenda. Plehrat. E shkaterruat dhe e degjeruat kete vend. Nuk paskeni limit te pashpirt

  2. kjo esshte policia qe duam , ky eshte policimi ne komunitet , kho eshte rrija e besimit te policia e shtetit , ky eshte shteti funksional !

    Ky lloj shteti emigrim prodhon per ata qe munden te ikin , per te tjeret nxit krimin dhe trafiqet !
    Ne kete rast edhe ne se nuk ka patur denoncim nga familja , ku eshte shkolla qe nje 14 vjeçare abuzohet , ku eshte polici i lagjes qe nje minorene trafikohet , ku jane sherbimet sociale , ku jane … Nuk e di e ne se e di Qeveria kete situate ka apo ska informacione per abuzime te tilla me detyre nga disa pseudo polic hajdute e te korruptuar , apo nenpunes qe vendin e punes e kane si dyqan ku shesin çte munden e si bie gjemb ne kembe edhe pse shtojn pafund faturrat me kurriz te ketij shteti e te ketij vend. Apo ine ja fus kot se peshku qelbet nga koka do me thote ndonjeri …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *