• |
ide | kryesore

“Xhaka është një gënjeshtar”: Reja nxjerr ‘zbuluar’ mesfushorin e Basel dhe tregon pse ndryshon me Balliun

-Instant, F1, Sport



“Xhaka thotë vetëm gënjeshtra, nuk është i sinqertë dhe po tallet me ne. Nuk e kam ftuar vetëm një herë sepse kishte probleme fizike, por më pas e kam thirrur vazhdimisht por na ka refuzuar”. Edoardo Reja ka dashur të heqë ndonjë guralec nga këpuca, në lidhje me cështjen e Taulant Xhakës, duke akuzuar hapur mesfushorin se gënjen për situatën e krijuar dhe si ishte ai që braktisi kombëtaren. Italiani ka sqaruar ndryshimin me Ivan Balliun, i cili komunikoi duke thënë se nuk mund të vinte për shkak të një gjendje jo të mirë fizike: “Është ndryshe nga Balliu, Balliu ka dëshirë të vijë më Kombëtaren ka dëshirë të luajë por ka pasur probleme. Është lojtarë që e ndjen fanellën dhe ka dëshirë të japë kontributin, te Xhaka nuk e shikoj këtë qasje, nuk është sjellë mirë me ne, po e them një herrë e mirë e kam ftuar disa herë, Bulku ka folur me të, dhe i ka thënë që nuk ndihej mirë. Më vjen keq sepse i kam dhënë mundësinë të gjithëve, por Xhaka e ka braktisur këtë herë Kombëtaren dhe njerëzit duhet ta dinë këtë dhe të mos vazhdojë më kjo histori”.

Kuqezinjtë duhet të luajnë në 12 nëntor kundër Anglisë në Ëembley dhe tre ditë më pas në Tiranë me Andorran. Të besuarit e Rejas duhet të bëjnë 6 pikë në dy takime e të shpresojnë që në sfidën e fundit Hungaria ti bëjë një surprizë Polonisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *