• |
ide | kryesore

Secili gënjen me amerikanin e vet

-Instant, 1, Ide

Ish shefi i inteligjencës amerikane në administratën Trump, Richard Grenell, është shfaqur sërish në viset tona, këtë herë jo për të lundruar me skaf në rivierën shqiptare, por për tu përzier në lojën e brendëshme politike. 


Nuk dihet nëse pas braktisjes së funksioneve shtetërore ai i është kthyer sërisht profesionit si lobist autokratësh, ashtu sikurse e etiketonte e përditshmja Washinton Post, por një gjë është e sigurtë: ai po pritet me shumë entuziazëm nga të gjithë faktorët që janë kundër politikës që SHBA-ja po ndjek aktualisht në Shqipëri.


Presidenti Meta e priti atë me nxitim në zyrën e tij, duke e etiketuar si një njeri që ka kontribuar në forcimin e marëdhënieve të shqiptarëve me Amerikën. 

Edhe më të ekzaltuar duken përkrahësit e foltores së Berishës. Atyre i shkon për shtat mbrojtja që i bën Grenell tezës se “lideri historik” është viktimë e lobizmit sorosian. 

Duke qenë se, si shef i shërbimeve sekrete të Trumpit, ai thotë se s’ka parë kurrë asnjë dokument kundër Berishës, kjo hedh poshtë të gjitha pretendimet e diplomatëve amerikanë që flasin për një dosje të përgatitur me kohë, profesionale dhe të mbushur me fakte të qenësishme.

Pra në debatin e brendëshëm, në Shqipëri, me peshën e funksionit që ka mbajtur, Grenell përforcon tezën e një linje të fortë lobizmi në SHBA, e cila për interesa të saj, është vënë në shërbim të zgjatjes së pushtetit të Edi Ramës, pavarësisht nga përdhunimi që ai i bën demokracisë, sistemit kleptokratik që ka ngritur dhe lidhjeve kriminale që e mbajnë në këmbë.

Ai duket sikur përforcon argumentat e të gjithë atyre që besojnë se diplomatët amerikanë i kanë legalizuar Ramës kanabisin, i kanë bërë dhuratë drejtësinë e kapur politike, i kanë njohur zgjedhjet e blera dhe në fund i kanë përçarë edhe opozitën, për ti’a bërë sundimin më të lehtë. 

Por, kjo përkrahje nga Grenell, sado të forta të jenë fjalët që ai thotë, përbën një problem të madh moral dhe dëshmon për një hipokrizi të pa fre të atyre që i përdorin ato si mburojë.

Edhe berishistët edhe Ilir Meta nuk mund të bëjnë sikur harrojnë se qoftë si biznesmen, amerikani i tyre i shërbente autokratit të korruptuar të Moldavisë, Vladimir Plauhotniuc dhe qoftë si diplomat, ai nuk tregoi asnjë respekt për vendin pritës, kur Trump e caktoi ambasador në Berlin. Mbrojtësi i sotëm i tezave të tyre është kaubojsi tipik që simbolizon pjesën më arrogante, më brutale dhe më mospërfillse ndaj vlerave të demokracisë që shpesh Amerika i ka ofruar botës.

Këtë fytyrë të tij ai e shpërfaqi hapur, kur për interesat elektorale të shefit të tij, u angazhua në një grusht shteti në Prishtinë. Me këmbënguljen e drejtpërdrejtë të Grenell, me shntazhet dhe kërcënimet e tij të paskrupullta, u rrëzua qeveria Kurti 1. 

Kjo çmenduri që u denoncua nga shumë vende europiane madje edhe nga intelektualë të njohur të së majtës botërore, u bazua vetëm në një gogol: në slloganin idiot: “nuk i thuhet jo Amerikës”.

Sot, problemi i madh që ka Ilir Meta, të cilit ia kanë ndaluar që të bëjë mitingje me flamur amerikan, apo Sali Berisha, të cilin e kanë shpallur non grata, është pikërisht ky: përballja me atë profil diplomati të përtej Altantikut që nuk do ti’a dijë për gafat që bën, për efektet kolaterale që shkakton dhe për përdhunimin e funksionimit të shtetit në një republikë të largët bananesh.  

Por, të kesh këtë telash dhe të mundohesh të kapesh pas një modeli si ai i Grenëll, në rastin më të mirë, do të thotë të jesh hipokrit dhe jo parimor. Do të thotë të mendosh vetëm për fatin tënd pesonal dhe për hallin që të ka ngecur nëpër këmbë.

Sepse problemi i vërtetë, ai që kanë vende si yni, qoftë Shqipëria apo qoftë Kosova, është se duhet të emancipohemi për ti thënë jo, çmendurive, ekseseve dhe arrogancës të diplomatëve që thyejnë çdo rregull, duke mos mbajtur më pas asnjë përgjegjësi për dëmet që shkaktojnë. 

Në këtë pikë, si Palmer, si Ricker, si Lu, si Kim janë fatalisht të ngjashëm me Grenell. Ata mund të përdoren nga palët këtu tek ne për të gënjyer publikun, secili me “amerikanin e vet”, por ata nuk përbëjnë kurrë një kriter të vërtete për të kuptuar më mirë veten tonë, politikën, shoqërinë. 

Secili politikan mund të dojë të shplajë trutë e pasuesve të vet duke shfrytëzuar thëniet e njërit diplomat kundër tjetrit, por, pavarësisht atyre, shoqëria shqiptare duhet të fillojë të dekompeksohet nga kjo lojë me sherifë, duke kuptuar se nuk e detyron dot askush të jetë me të parim apo me të dytin, por se është aq e lirë për mos i dhënë ndonjëherë  të drejtë, as Rik-ut, as Yurit.

©Lapsi.al

20 Comments

  1. YMER GELBAZA KELLIRA JA VJEDH FOTOT ARMINA MEVLANIT NE RRJETET SOCIALE DHE SHKON E MASTUBON ME FRROK CUPIT NE ZYRE TE EDI RAMES thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA NJE TJETER DOSJE TE EDI RAMES GATO,GREG KRISTAQ RAMA BABAI I ZAHOS-INCESTI NE FAMILJEN RAMA VAZHDON

  2. “MIRMENGJES O INTEREST”
    Shprehja e famshme e jone!!!
    Ne allvanoset te mesuar me perulje deri ne balte,servila e te pakarakter,nuk na ban pershtypje se Grek’e Serb nxjerrin kunjin me ne cdo dite.Ne shkojme andej nga fryne era.Dhe i pari asht kryshkerdhata Edvin Paulina BilalRama qe per interesat e tij dhe te pushtetit te tij,I lepin bithen Vucicit.
    Si E.Hoxha shume vjet ma pare me Dushan Mugoshen dhe Miladin Popovicin,lejoi ndarjen e Kosoves nga trungu kombtar, dhe i’a bani ate dhurate Titos.
    Po keshtu edhe kryemuti Edvin Paulina BilalRama per pak sa nuk coptoi veriun e Kosoves.Fatkeqsisht edhe ky Richi,Bolton etj. ishin pro’!
    AMERIKA NUK KA MIQ
    AMERIKA KA INTERSA!

  3. YMER GELBAZA KELLIRA E MBAN PENGE EDI RAMEN ME DOSJEN E GREG KRISTAQ RAMES DHE KRISTAQ RAMEN thotë:

    QKA NXJERR SALI BERISHA DHE FATOS LUBONJA NGA BYTHA NXJERR YMER GELBAZA KELLIRA FRROK CUPI DHE KOL SALLAKU SKYPE NGA GOJA ,DMTH ERE MUTI

  4. ZOTI BUSHATI A ESHTE E VERTET SE KUR E SHQELMUAN YMER GELBAZA KELLIREN NE KOKE DHE KOQE JU E KENI NDIHMUAR DUKE E SHURRUE NE SURRAT PER TI LARE GJAKUN NFA SURRATI O SHEMTUAR

  5. Ando, ky Grenelli, amerikani i sotem i Berishes perpos se eshte edhe i Vucicit, tentoi fuqishem te ndaje Kosoven. Per ironi qenka dhe gay ose sic themi ne shqiptaret by…qire. Vucici qenka epiqendra e lidereve big shqiptar, Rames nepermjet Sorrosit dhe Berishen me Grenellin. Shum pak ke thene ne kete shkrim o Ando.

  6. Se kuptoj se ku gënjen berisha dhe mbështetësit e tij, për shembull, nqs soros në një mënyrë apo tjetër do të dilte hapur kundër politikës së ramës nuk duhet ta përdorë këtë berisha vetëm se ai e ka shpallur sorosin armik të demokracisë? Perkundrasi mendoj unë, ndërsa në lidhje me hipokrizinë që me të drejtë bushati vëren tek të tjerët të rilexoi analizat e tij ne mbeshtetje të veprimeve të metës…

    1. Grenell ka nje mision politik per fushaten e Trump. Sulmon Blinken dhe Soros. Perdoret rasti i berishes. kjo eshte ceshtje e grenell, pune e tij se ca flet. Apo duhet berisha ti thote mos ma zej emrin ne goje ? Nese grenell thote dicka ku puqen interesat per shpalljes non grata, welcome , perndryshe fuck off

      Grenell gjithmone punon per interes te tij, fair enough, ska lidhje me foltoren e Sales. Dhe ska asnje veprim konkret nga Berisha ne lidhje me aksionin politik te Grenell . Apo edhe per arsyen pse eshte ne Tirane.

  7. Vend eksperimental , me puthadoras qe drejtojne dhe nje popull qe meshohet nga te kater anet e askush nuk ankohet per padrejtesite . Zot i Madh ve dore mbi kete vend se po pritem nga njerezit do na shkoje mjekrra shtate pashe dhe bari do behet peme dhe perseri asgje nuk do ndryshoje .

  8. O kari albinit nuk ju be grusht shteti po e hoqen me vota o pall kari. Grusht shteti dmth ta marrin pushtetin me dhune o hajdari

  9. Grenell (Trump)në politikën e brëndshme amerikane është anti Blinken(Soros).
    Rasti Berisha i intereson atyre për të goditur Blinken,Biden,Soros,nëse gjejnë ndonjë skandal në procedurat e shpalljes “non grata”.Pra, duket interes i dyanshëm.

  10. “Sejcili gënjen me amerikanin e vet” – thotë Bushati.
    E për këtë nuk mund të thotë kush se nuk ka të drejtë.
    Ama ka edhe disa të vërteta që Bushati i haron.
    Së pari, në SHBA , asnjerën nga dy partitë më të mëdha që kanë ndruar vendet në pushtet, si republikanët ashtu edhe demokratët, nuk mund ti quaj kush parti të majta që kanë pasur lidhje me komunizmin e më keq akoma me stalinizmin..
    Së dyti , multimiliarderi izraelito-hungarez Soros nuk është ndonjë udhëheqës politik i votuar në zgjedhjet e elektoratit amerikan, e si i tillë , është e marrëzishme deri në qesharake që ta konsiderosh ate si një përfaqësues të SHBA.
    Së treti, edhe mbrenda dy partive më të mëdha amerikane , ka fraksione grupesh me nuanca nga e majta ekstreme (veç stalinizmit) , deri tek e djathta ekstreme (veç hitlerizmit).
    Tani le ti kthehemi partive europiane.
    Në Europën perëndimore, sado që janë demonizuar me të drejtë si nazizmi ashtu edhe komunizmi, duke haruar krimet monstruoze të diktaturave kriminale të dy këtyre sistemeve, me pretendimin e lirisë së mendimit, vazhdojnë të ekzistojnë parti sado të vogla , komuniste apo naziste.
    Në Europën lindore ish komuniste, llogjikisht ka qenë e pashmangëshme që të krijoheshin e të dominonin parti të ekstremit të djathtë, sepse popujt e këtyre vendeve nga nazizmi vuajtën vetëm pak vite, kurse mizoria e diktaturave komuniste vazhdoi për shumë dekada.
    Në Shqipëri , ndryshe nga gjithë bota, zhvillimet historike të tre dekadave të fundit , ishin krejtë ndryshe.
    Ish Partia e Punës që ndryshoi emrin në Parti Socialiste, deri në vitin 2005 kur humbi zgjedhjet, vazhdoi që të mbronte sistemin enverist, e ndonëse bëri “ndryshime” në udhëheqje duke vënë bijtë e ish KQ të PPSH, paradoksalisht PS vazhdon të jetë partia më e madhe.
    Një rol shumë të madh në mbështetjen e “së majtës” shqiptare, kanë luajtur mediat.
    Mund të numërohen me gishtat e njerës dorë ata gaietarë që në fillim vitet 90, ishin me mendime të kjarta të djathta konservatore.
    Pjesa dërmuese e gazetarëve që kishin përfunduar studimet në shkollat e “realizmit socialist”, ose u ngulën në istikamet e enverizmit, ose me hipokrizi shfaqeshin me dy fytyra.
    Shqipëria pati edhe një rast të veçantë në historinë e përmbysjes së komunizmit në Europën lindore.
    Si liderë të Partisë demokratike, partisë së parë opozitare me PP, kishte doktor Berishën që pat qenë për shumë vite antar i PP, apo birin e ish prokurorit të diktaturës, Gramoz Pashkon.
    Pas vitit 2005 në krye të PS erdhi një piktor “abstraksionist” që i tillë ishte edhe në formimin politik e ideollogjik.
    Për të mbajtur elektoratin majtist, ai shfaqej me retorike socialisto-komuniste, kurse në veprime ai ju kthy kaçitalizmit primitiv të SHBA të dy shekujve më parë., ku mbizotëronte dhuna e krimi për tu pasuruar.
    Me Ramën ekonomia e Shqipërisë kaloi në “abstraksionizëm apo më saktë kulmet e korrupsion në një kaos të narkoshtetit

  11. SHBA paralajmëron pas ‘non grata’-s për Berishën/ Escobar: Do vendosen sanksione ekonomike ndaj liderëve dhe kompanive që i mbështesin

  12. Ndryshe nga paraardhesit e saj Donald Lu, Alexander Arvizu dhe John Withers, Ambasadorja Juri Kim eshte e para e ngarkuar me pune e Shteteve te Bashkuara ne vite, e cila nuk eshte martuar kurre apo ka pasur nje marredhenie te deklaruar heteroseksuale. Ne betimin e ambasadores prane Senatit te Shteteve te Bashkuara, moren pjese vetem familjaret e saj: vellezerit, si dhe virtualisht prinderit.

    Guam, ish-kolonia, tanime pjese integrale pa statusin e shtetit ama, njihet si nje zone me konservatore. Gjithashtu ambasadorja eshte me prejardhje koreane, nje komb tejet konservator dhe i perkushtuar ndaj familjes tradicionale.

    Ne kohen e Presidentit Obama, u instalua teknika e promovimit te personave LGBT ne politiken e jashtme amerikane si nje menyre per te perfaqesuar dhe dhene vizibilitet ketij komuniteti ne arenen nderkombetare. Praktiken e vazhdoi dhe Presidenti Trump duke emeruar homoseksuale te shumte si Richard Grenell: Ambasador ne Gjermani dhe Eric Nelson: Ambasador ne Bosnje dhe Hercegovine.

    Gjithsesi jo te gjithe personat e emeruar prej ketij komuniteti zgjedhin te identifikohen me orientimin e tyre seksual. Ne anekset e departamentit, por edhe ne vendet ku me pare ka sherbyer si ne Stamboll, Yuri Kim perflitet te jete nje prej individeve qe akoma nuk kane bere nje coming out publik. Kim ka qene ne pergjimin dhe shenjestren e qeverise Erdogan ne Turqi ku eshte pare si nje prej bashkepunetoreve pas skenave te protestave ne sheshin Taksim. Ajo permendet nominalisht dhe ne mediat turke (nje kerkim i thjeshte ne google do ta pohonte kete).

    Sic flitet ne qarqet prane kryeministrit Rama, ka qene pikerisht Erdogan qe ka ndare me mikun informacionet per preferencat seksuale te ambasadores Kim. Rama, nje mjeshter i vertete i psikologjise dhe skemave makbethiane, manipulator i niveleve me te larta, njohur ndryshe si master of puppets i politikes dhe jetes publike ne Shqiperi aplikon prej vitesh skemat e joshjes seksuale me diplomate dhe funksionare te huaj. Mund te permendim ketu rastin e Ambasadorit Soreka me Zv.Ministren Romina Kuko.

    Ne gracken e Rames duket se ka rene dhe Ambasadorja Kim, e cila per aq gjate eshte perpjekur te ruaje ne menyre hermetike informacionet per jeten e saj private. Perflitet se Yuri Kim ka pasur nje lidhje sentimentale, dhe aludohet me tej seksuale, me nje prej ndihmeseve te Endri Fuges, e ardhur nga bota e televizionit. Fuga si nje ekspert i manipulimit, nje mendje e holle diabolike ka qene ai qe ka implementuar skemen e Rames, gjithashtu me ndihmen e mikut te tij Veliaj, dhe leves se tyre Mira Kazhani, shoqe shume e ngushte e “te dashures misterioze” te Kim. Fuga, Veliaj dhe Kazhani kane luajtur rolin e shkesit te fshehur ne marredhenien “Kim – A.M.”

    Dyshohet se kjo eshte arsyeja per qendrimet kaq te njeanshme te ambasadores dhe kycjes se goces perballe cdo kundershtie qe ka me Ramen, dhe aleatin e tij ne PD Lulzim Bashen. Mbetet per tu zbuluar nese kjo do te shkaktoje nje skandal diplomatik apo do te mbyllet ne heshtje si ceshtja e ambasadorit Soreka.

  13. Haxhiqamilizmi, thirrjet “dum babën” kanë mbetur në historinë e Shqipërisë si shprehje e regresit të diktuar nga turma qorre; simbolikë e mbajtjes tek e shkuara për rreckash, edhe kur ajo është vetëm një kufomë e dekompozuar që duhet varrosur shpejt.

    Kjo sjellje tragjike dhe komike bashkë, që na lë prapa si shoqëri nuk ndodh për herë të parë. Vazhdon të ndodhë. Sot gjenden shqipo që brohorasin akoma pas 30 vitesh për doktor Saliun, e shkuara e të cilit përveçse e shkuar, është edhe kriminale.

  14. Xhorxh Sorosit në Tiranë, krah të cilit ndodhet Andi Bejtja, që sot drejton TV-në e djalit të Sali Berishës.

    Ai shkruan me ironi se Evi Kokalari që kërkoi shpalljen non grata të Sorosit në Shqipëri, duhet të kërkojë edhe pastrimin e televizionit të Berishës nga “agjentët” e Sorosit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu