• |
ide | kryesore

Grupet e deputetëve/ Kush janë pro Berishës, pro Bashës. Dhe neutralët në PD

-Instant, Kryesore



Sa më shumë kohë kalon, aq më tepër duket se shtohen mbështetësit e Berishës mes radhëve të deputetëve të PD. Ditët e fundit Albana Vokshi e ka detyruar Lulzim Bashën të ndërpresë mbledhjen e kryesisë duke i kërkuar llogari për shprehjen e thënë përpara gazetarëve se oksigjeni i liderit historik ka përfunduar. “Dua t’i referohem deklaratës suaj të djeshme në lidhje me Sali Berishën. Unë distancohem nga ajo deklaratë e juaja, s’keni folur në emrin tim e as të demokratëve. Nuk jeni ju që përcaktoni kur mbaron koha e Sali Berishës apo nëse i hiqni tubin e oksigjenit”, mësohet të ketë thënë ajo duke i dalë ballas kryetarit.

Nëse deputetja Vokshi i dha që në ditën e përjashtimit sinjalet se do të gjendej në krah të doktorit, një surprizë ishte mbështetja që ai mori nga kreu i forumit rinor, Belind Këlliçi. Ai organizoi një foltore të dielën me të rinjtë demokratë dhe e shpjegoi atë me faktin se Berisha është i vetmi që po krijon një hapësirë lirie dhe mundësi reflektimi për forcimin e partisë. “Ne nuk jemi berishistë, por po mbështesim një nismë që e forcon opozitën”, argumentoi ai.

Dalja kundër e Këlliçit dhe Vokshit e ka shpënë në 12 vetë numrin e mbështetësve që Berisha ka arritur të ketë deri më tani brenda grupit parlamentar. Lapsi.al i ka skanuar 59 të zgjedhur që ka aktualisht PD-ja në bazë të qëndrimeve publike që kane mbajtur. Vetëm Gazmend Bardhi, Enkelejd Alibeaj, Grida Duma, Dash Sula, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Oriola Pampuri dhe Ervin Salianji kanë dalë hapur pro Bashës. 

Duket sikur pjesa me e madhe e deputetëve po sillen me pragmatizëm dhe frikë për të parë se nga do të anojë peshorja që pastaj të rreshtohen. Afro 30 prej tyre janë neutralë në sytë e publikut dhe zërin e tyre e përfaqësoi më mirë deputeti i Beratit, Tomor Alizoti, i cili u shpreh: “Unë jam me PD-në. As me Bashën, as me Berishën”. 

Në këtë fakt ka luajtur rol edhe një asimetri e madhe. Berisha e nisi menjëherë pas përjashtimit aksionin e tij duke sulmuar Bashën dhe duke shpallur aty për aty objektivin për ta shkarkuar atë.   

Ndërsa Basha u soll me hipokrizi, duke ngritur fillimish në qiell paraardhësin, duke thënë se e kishte përjashtuar për të mbrojtur PD dhe familjen e doktorit dhe vetëm më pas filloi të ndryshonte qëndrim duke pretenduar se PD po kthehej në mburojë kundër shpalljes non grata.

Kjo mungesë vendosmërie dhe konseguence i ka bërë edhe ndjekësit e Bashës te jenë më pak të vendosur dhe radikalë. Kurse ata të Berishës, që e kanë pasur që në fillim të qartë qëllimin, janë treguar më të vendosur dhe kanë ardhur duke u shtuar.

Që një ditë pas përjashtimit nga grupi parlamentar, Sali Berisha u shfaq në kuvend nga tre mbështetësit e tij të parë: Tritan Shehu, Edi Paloka dhe Flamur Noka

Më pas në Foltoren e parë në Tiranë u shfaq deputeti i Kuksit, Isuf Çela.

Në Fier, ishte Luan Baçi që u bë pjesë e Foltores së Sali Berishës, që lëshoi akuzat e forta për kryetarin aktual, Lulzim Basha nën ovacionet e militantëve demokratë. Pas takimit, Baçi tha: “Veprova në atë mënyrë, do të veproja 100 herë ashtu po të kthehesha mbrapa. Kjo solli rezultat pozitiv. Baza në Fier, njerëzit nuk janë dele për të qenë në rresht”.

Në Vlorë, ishte drejtuesi i qarkut, Bujar Leskaj që iu bashkua Foltores së Berishës. Leskaj nuk foli për mediat, por me praninë e tij në takim, u duk se e dha mesazhin për Lulzim Bashën, me të cilin kishte pasur pakënaqësi për listën e kandidatëve para zgjedhjeve.

Oerd Bylykbashi u shfaq në takimin e Foltores në Durrës, duke dalë publikisht në krah të ish kreut të PD-së, Sali Berisha. Në një status në Facebook, Bylykbashi sqaroi: Demokracia nuk mund të jetë ajo që mendon dhe vendos një individ për llogarinë e tij.

Besnikërinë ndaj Berishës e konfirmoi edhe deputeti i Korçës, Edmond Spaho i cili foli publikisht për bunkerizimin e PD-së. Spaho kërkoi hapje të Partisë dhe dëgjimin e antarësisë si rruga e vetme për të dalë nga kriza. Ai mori me vete edhe deri diku të panjohurën, Sorina Koti, aktualisht nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë, si përfaqësuese e PD. 

Deputeti surprizë që iu bashkua “Foltores” së Berishës në Elbasan ishte Luçiano Boçi. Ai e ka pritur ish liderin e partisë në derën e teatrit të qytetit dhe është ulur në radhën e parë gjatë bashkëbisedimit të tij me demokratët e qytetit.

©Lapsi.al



18 Comments

  1. Grenell gati të shkojë në Foltore? Flet nga Tirana: Nuk kam parë dhe nuk besoj se ka prova kundër Berishës,bythqiri me kartel Grenell po ju mbron babain tuaj shpirteror salih o shpellkaret e pd se salihut

    1. bythqir eshte lali eri edi rama
      janr kurva mendorr

      ktij tipit grenellit i pelqen kari sic i pëlqen satëme e satmotre

    2. Sic edhe duket nga ndertimi i “fjaltores” (gojores ) tende , ti e ke infon shume te sakte ! Bravo !!
      Duke qene se Grenell kaloi disa dite ne vilen qeveritare te Rames ne Dhermi , imagjinojme qe mund te kesh qene edhe ti “bashkebisedues i thirrur” ose ndoshta ke pare nga jashte gardhit ( solo guardone ) se cfare mund te kete ndodhur ne vilen qeveritare te Dhermiut ne korrik-gusht 2021 midis kryeministrit dhe Grenell.

    1. demokratizimi thotë copa e lulit. pse si bunker te duket foltorja o na hongsh kulin

      shiko takimet me bashën….. heshtje kush flet përjashtohet

      bathqim.muti

  2. Te dy te paloqet e mesipetm jane te shkedhuer e fis ye shkerdhyerish. Ore shpullarshpellekare te jugut, Si qeni hajdut te cilit i lepini bythen nate e dite, nuk pranoni kurrsesi qe dikush tjeter te mendoje jo si ju! Bij kanalesh koperativash ku ju zune nenat tuaja baxhella.

  3. keni harru ftyr zhapiken ina zhupa

    deputete e lulit , përdor fjalorin e beqes suksese në jetë
    femer ordinere

  4. Kenga e sprasme e Sales

    Mori bijte, ore ju bijte e Lales,
    qe s’rroni dot pa kohe te shkuar,
    ju qe shkoni ne FLOKtore te Sales,
    valle truri kokes ju paska avulluar?

    Nje gje krejt te thjeshte fare,
    nuk doni te kuptoni or te shkret,
    se me ate ‘non grata’ vule ne balle,
    Sala s’vjen as 100 vjet ne pushtet!

    Aq gamore mos e boni pra vehten,
    qe pas nje plak 77 vjec te fluturoni,
    se Sala ka vec hallin e bythes se vet,
    kete gje or te shkrete mos e harroni!

    Kryetar PD nuk e do per gje tjeter,
    vec te fsheh keshtu pra koken e vet,
    se vetem ashtu ka shpresen e fundit,
    ti shpetoje burgut qe shpejt e pret!

    1. Me pak fjale ti i Popullit ( apo pjese e popullit te bejteve ) , po mundohesh te na edukosh me pragmatizen ….apo me bythqirizem ….? Dmth , sipas teje nqs ne na thone qe per te ecur perpara ( me Ramen … apo/ose te hame bar ) te besojme verberisht dhe dogmatikisht tek ajo qe na serviret e mbyllur ne tenxhere , pa patur asnje lloj informacioni tjeter per te kuptuar se cfare gjelle po gatuhet per ne tek ajo tenxhere.
      Mik te te bej nje pyetje te sinqerte ….nqs ti duke ecur ne nje rruge te keqe, te ngushte , me humnere dhe me ndricim ….dhe ne nje fare momenti ,duke ecur shikon qe edhe ndricim nuk ka me perpara ….cfare do te beje ?? dy alternativa : e para , qe te ktheheshe mbrapa ne destinacionin e fillimit ,dhe te udhetoje ne nje rruge te veshtire por tashme te njohur …apo e dyta …te ecje perpara si trim , pa patur asnjelloj indikatori ….pra rruge humnere , me gropa….dhe mbi te gjitha…pa asnje lloj ndricimi ….

  5. Ej, “i paemer”, mos u bej dhe i pa tru! Kur u paska qire kurvat komunisteve Saluk gerrneta ne 5 vjet si President e 8 si Kryeminister? Kur i mbushi me tendera e me prona kudo ku i gezojne sot?
    Kur paska qene nje dite te vetme ky Sala qires komunistesh sa ishte ne pushtet kur deklaronte ;
    – Jemi Bashkevuajtes e Bashkfajtore (!?)

    Sala behet Cub e trim ne opozite, kur deklaron – Do tu ve Rruspat…dhe pastaj sa merr pushtet behet Nene Tereza e komunisteve e deklaron – Opozitare por vellezer, me Ne fitojne te gjithe.
    Hiqni dore nga rrota e Malokut e kokrra e Komunistit Sali RAM Berisha, eshte vetem gjysma e bajges RAMA qe ka ndare pergjysem RAM Alia 30 vjet me pare ne ate dhjetor 1990

  6. Sic edhe duket nga ndertimi i “fjaltores” (gojores ) tende , ti e ke infon shume te sakte ! Bravo !!
    Duke qene se Grenell kaloi disa dite ne vilen qeveritare te Rames ne Dhermi , imagjinojme qe mund te kesh qene edhe ti “bashkebisedues i thirrur” ose ndoshta ke pare nga jashte gardhit ( solo guardone ) se cfare mund te kete ndodhur ne vilen qeveritare te Dhermiut ne korrik-gusht 2021 midis kryeministrit dhe Grenell.

  7. “Aleanca e Berishës me Grenell dhe klanin serb të Grenell dhe si po derdh Zeni para të madhe për lobim”O kinezi me sperme vicidoli o shpellkar me emer Zhuzhu

  8. SHBA paralajmëron pas ‘non grata’-s për Berishën/ Escobar: Do vendosen sanksione ekonomike ndaj liderëve dhe kompanive që i mbështesin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *