• |
ide | kryesore

“Jemi në kontakt intensiv, kjo është e vërteta me Brojën”: FSHF zbulon situatën me sulmuesin e Sauthampton

-Instant, F1, Sport



Armando Broja do të jetë pjesë e Shqipërisë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese drejt Botërorit Katar 2022. FSHF ka dashur ti japë fund spekulimeve në lidhje me sulmuesin e Southampton, që nuk ka mbërritur vërtetë sot, si ishte parashikuar, por pritet të jetë në dispozicion të Edoardo Rejas nesër, për seancën e fundit stërvitore në Durrës, ose në rastin më të keq do të bashkohet me kombëtaren në Londër.

E gjitha ka lidhje me një dëmtim muskular që ka pësuar Broja në ndeshjen e fundit të Southampton kundër Aston Villas të premten, në 10 minutat e fundit të ndeshjes kur shkodrani u aktivizua. Klubi anglez i ka kërkuar kohë FSHF-së të bëjë testet e nevojshme për lojtarin dhe në pritje të rezultateve ka ndodhur kjo vonesë. Sipas asaj që bën të ditur zyra e shtypi e FSHF-së për Lapsi.al kontaktet janë të vazhdueshme me Southampton dhe situata duket shumë pozitive dhe dëmtimi i kalueshëm. “Broja do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet kundër Anglisë dhe Andorras dhe pritet të mbërrijë në Tiranë nesër. Në rastin më të keq, do të bashkohet me skuadrën në Londër”, kanë sqaruar ata.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *