• |
ide | kryesore

Lirim me kusht, Gjykata e Lartë shtyn vendimin për ish-kapon e Durrësit, Lulzim Berishën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Lartë nuk ka mundur të shqyrtojë as këtë të marte rekursin për lirimin me kusht të bandës së Durrësit Lulzim Berisha, 5 vite më parë.

Shkak i shtyrjes së kësaj seance është bërë mungesa e avoktit mbrojtës të Berishës. Gjatë seancës së anëtarët e gjykatës së Lartë vendosën qe të përsëriten njoftimet, por edhe të caktohet një tjetër avokat kryesisht.

Gjykata e Lartë në seancën e kaluar la edhe disa detyra ku kërkoi të merrte informacion nga prokurorira e Durrësit, nëse Berisha mbante kontakt me shërbimin e provës apo jo.

Kujtoj se 5 vite më parë, Lul Berisha fitoi lirinë me kusht pas garancisë së dhënë për punësimin e tij edhe nga Bashkia e Durrësit, ndërsa më herët vetë gjykata e Lartë kishte ulur dënimin e tij nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg. Seanca e radhës u la më 23 nëntor ora 09:30.



1 Comment

  1. Fahri Balliut i cili premtoi se me Sali Berishën në krye të PD, demokratët do të hanë veç mish e pilaf.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *