• |
ide | kryesore

Suele pozitiv me Covid, katër lojtarë të izoluar e Gjermania në kuarantinë: Flick thërret përforcimet

-Instant, Sport



Kombëtarja gjermane është futur në karantinë për një rast infektimi me Covid. Me një deklaratë zyrtare, Federata e Futbollit ka bërë me dije se në grumbullimin ku Gjermania po përgatit dy ndeshjet kualifikuese për Botërorin, ndaj Lihtenshtajnit dhe Armenisë, testet të cilave u janë nënshtruar lojtarët dhe stafi teknik kanë nxjerrë në pah një pozitivitet në skuadër. Ky është Niklas Suele, i cili është vaksinuar dhe aktualisht është asimptomatik. Mbrojtësi i Bayernit është izoluar së bashku me Joshua Kimmich, Serge Gnabry, Jamal Musial dhe Karim Adeyemi.

Autoritetet shëndetësore vendase urdhëruan izolimin në karantinë të ekipit dhe në veçanti të katër shokëve të skuadrës që kishin pasur kontakt me lojtarin pozitiv. Pjesa tjetër e grupit, tha federata, po vazhdon përgatitjet për angazhimin e dyfishtë.

Një sinjal alarmi, që ka rikthyer sërish vëmendjen për problemin e infeksioneve, jo vetëm në sport. “Numri i infeksioneve me Coronavirus po rritet në nivel kombëtar e pavarësisht se ky pozitivitet është i hidhur në prag të dy ndeshjeve kualifikuese të Botërorit, shëndeti vjen i pari: kjo është arsyeja pse ne po rrisim masat kundër Covid”, tha Oliver Bierhoff, drejtor i skuadrave Kombëtare të Gjermanisë.

Në vend të pesë lojtarëve në izolim, trajneri Hansi Flick ka thirrur lojtarët e Ëolfsburgut Ridle Baku dhe Maximilian Arnold dhe sulmuesin e Monacos Kevin Volland. Edhe Florian Ëirtz dhe Nico Schlotterbeck gjithashtu u larguan nga grumbullimi, por për shkak dëmtimi. Flick kishte thirrur të hënën mbrojtësin e Bayer Leverkusen, Johnathan Tah. Gjermanët, gjithësesi, tashmë janë kualifikuar për Botërorin 2022 në Katar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *