• |
ide | kryesore

Video/ Beckham, klasi nuk ‘plaket’ kurrë: pema e Krishtlindjes është një kryevepër që çmend tifozët

-Instant, Sport, Video



“Bëra pak rrëmujë sot në punë”. Urimet e Krishtlindjes David Beckham i ka bërë në mënyrën e tij… dhe shumë përpara kohës. Ish-ylli i United nuk e ka humbur prekjen precize e i armatosur vetëm me të djathtën e tij magjike, i ka dhënë imazhin një peme të madhe Krishtlindjesh, duke goditur topa me ngjyra të ndryshme në një telajo gjigante.

Një vepër e vërtetë arti, sepse duke parë nga afër videon mund të shihet saktësia me të cilën janë goditur topat dhe ngjyrat e ndërthurura për të mos lënë hapësira të bardha. Madje është bërë edhe dekorimi i pjesës më të lartë të pemës dhe në rrjetet sociale ndjekësit e anglezit janë çmendur fare: ka nga ata që theksojnë se kanë mbetur edhe disa ditë deri në Krishtlindje dhe nga ata të tjerë që janë mahnitur nga bukuria e punës, duke arritur deri ata që ftojnë për t’u rikthyer në fushë. Dhe me të vërtetë duke parë fizikun e Beckham, një ide edhe mund të jetë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by David Beckham (@davidbeckham)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *