• |
ide | kryesore

Video/ “Besojmë në mrekulli, anglezët ndalen duke fituar duelet”: Veseli sfidon Sterling e Sanchon

-Instant, Sport, Video



I rikthyer nga dëmtimi dhe pas kaloi Covid, Federik Veseli, mbrojtësi i Salernitanës, është gati të veshë fanellën e kombëtares e të sfidojë Anglinë e madhe, duke besuar në mrekulli: “Në mrekulli besojmë çdo herë. Më tepër se mrekulli është një ëndërr, kemi dhe pak shanse dhe do të japim maksimumin tonë. Na ka mbetur edhe pak peng ndeshja me Poloninë, ku kemi pasur vërtetë mundësinë për të marrë të paktën një pikë sepse e kemi treguar veten në fushë”.

Pak ditë stërvitje në këmbë, por shumë dëshirë për të kontribuuar për kuqezinjtë, në një test më shumë se të vështirë. E megjithatë, kjo nuk do të jetë një problem, ashtu si kujton mbrojtësi, në ditët që u thirr në cështje kundër Hungarisë e Polonisë dhe nuk zhgënjeu aspak: “Sinqerisht kam mundësi, kam qenë me Covid për dy javë dhe kam një javë stërvitje. Dy ndeshjet e fundit ndaj Hungarisë dhe Polonisë kam qenë i dëmtuar me ligament në gju për dy muaj dhe pata vetëm një javë e gjysmë stërvitje. Besoj se e kam treguar veten nga çdo anë që isha gati dhe këtë herë nuk është asgjë ndryshe. Me këtë javë që bëra stërvitje në fushë me ekipin kam dhënë maksimumin. Kemi edhe disa ditë për t’u stërvitur. Unë jam gati, pastaj vendos trajneri, por me vetëbesim unë jam gati” tha xholi difensiv i granatave.

Një linjë e frikshme ofensive përballë me Sterling apo Rashford në njërin krah e Sancho e Lingaard në tjetrën, por Veseli e ka një ide si mund të ndalen: Nëse punojmë mirë si skuadër, mund t’ia dalësh. Por ndikojnë shumë dyluftimet, secili duhet të marrë përgjegjësitë dhe të luajë një kundër një dhe të japim maksimumin për mos t’i humbur. Pastaj, edhe ndihma e shokut do të ishte edhe më e mirë. Gjëja më e rëndësishme për t’u mbrojtur kundër lojtarëve të Anglisë do të ishte të pranonim dyluftimin individual – shpjegoi Veseli, që vuan, ashtu si gjithë reparti mungesën e Gjimshitit: “Mungesën e Gjimshitit e vuajmë. Berati është një lojtar me shumë cilësi dhe luan shumë mirë. Të gjithë jemi gati ta zëvendësojmë, si ka ndodhur edhe në dy ndeshjet e fundit ku e zëvendësova unë. Çdo ekip ka dëshirë të ketë ekipin komplet. Secili lojtar ka përparuar në vitet e fundit dhe e kemi rritur nivelin e Kombëtares dhe mund ta zëvendësojmë njëri-tjetrin shumë lehtë”.

https://youtu.be/vXuayxwWXyg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *