• |
ide | kryesore

Zbardhet vendimi/ Gjykata e Lartë rikthen çështjen ‘Tahiri’ në apel, evidentohen shkelje procedurale

-Instant, Lajme, Të fundit
Tahiri



Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas Gjykatës, vendimi i GJKKO-së është marrë në zbatim të gabuar dhe shkelje të rënda të rregullave proceduriale, që kanë cenuar procesin e rregullt ligjor dhe kanë rëndësi thelbësore për njehsimin dhe zhvillimin e praktikës gjyqësore. Sipas Gjykatës së Lartë gjyqtarja Albana Boksi, pjesë e trupit gjykues në procesin ndaj ish-ministrit, ishte në konflikt interesi pasi ka shqyrtuar çështjen e Taulant Haxhiraj në një procedim të lidhur, duke nënkuptuar kështu se trupa gjykuese kishte në përbërje gjyqtarë që s’mund të merrnin pjese në gjykim. Vetë gjyqtarja Albana Boksi e ka vlerësuar se ka pengesë ligjore për shqyrtimin e çështjes dhe më pas ka paraqitur kërkesën për të hequr dorë, por kjo kërkesë është refuzuar.

Gjykata, po ashtu, thekson se prokuroria i dha fakteve penale cilësim të ndryshëm nga akuza. Sipas saj, gjykata gaboi pasi nuk i dha mundësinë Tahirit të mbrohej për akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndonëse sipas ligjit mund të bëjë rikualifikim ndryshe të veprës penale, por duke i dhënë mundësinë të pandehurit të paraqesë argumentet e tij.

Me vendimin e marrë, Gjykata e Lartë vendos prishjen e vendimit të 26 qershorit 2020 të Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe rikthimin e çështjes për shqyrtim tek një trupë tjetër e Gjykatës së Posaçme të Apelit.



5 Comments

  1. Kurvlliqe alla ridhjerse . Shkaktare e te ciles eshte vetem prokurorja Imeri , qe fshehu dhe nuk i vajti deri ne fund shume akuzave ndaj ministrit mafioz te narkoshtetit te palloshit.

  2. Ku perdoren sot kamerat e trupit qe bleu ky shkerdhata miliona euro ,biles na i propagandoi si sukses te teknologjise ne policim por nderkohe policia ishte bere nje cete hashashi.

  3. Ai se ka mbajt këtë qëndrim ndaj familjes së Millosheviçit, ndaj familjes së Gaddafit, Saddam Hussenit. Unë nuk jam për atë ‘i ka provat, s’i ka provat’. Berisha s’ka lënë gjë pa thënë për të vramit e gjithësecilit dhe ska dërguar asnjë provë kurrkund.

    Tani, ‘e kam çuar në gjyq në Francë, tek një gjykatës’. Cili gjykatës? Do gjykojë Franca, DASH-in, apo sekretarin e shtetit? Kjo është krejt absurd. Kjo është tymnajë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *