• |
ide | kryesore

“Avokati do të revoltohej nga varri”: Moggi kritikon hapur administrimin e Juventus

-Instant, Sport



“Nëse Gianni Agnelli do ta shihte këtë menaxhim do ta revoltohej në varrin e tij. Titulli? Këtë vit mbështes Napolin, më pëlqen qyteti dhe tifozët, në të kaluarën jam zbavitur më shumë të fitoja kampionatin në Napoli sesa në Torino”. Këto janë fjalët e Luciano Moggi, ish-drejtorit të përgjithshëm të Juventusit, në Radio Punto Nuovo, gjatë emisionit ‘Punto Nuovo Sport Show’, mbi situatën e Juventusit.

Ish-drejtuesi i lartë bardhezi, por i njohur edhe në Shqipëri si këshilltar i presidentit të Partizanit, Gazment Demi, ka kritikuar hapur drejtuesit aktualë të klubit me në krye Andrea Agnellin, për faktin se lëshuan njëdominim që dukej i pandalshëm. Në lidhje me raportet me
Elkann, Moggi ka refuzuar të komentojë: “Këto janë gjërat e mia, nuk dua të flas për to. Në fakt, duhet të pranoj se treshja e përbërë nga unë, Giraudo dhe Bettega ndoshta nuk ishte shumë simpatike, por nga të thuash këtë, te e thëna se ne jemi fajtorë për gjithçka, ka shumë diferencë. Çfarë ndodhi me stilin e Juventusit? Unë nuk jam më te Juve, nuk keni pse të më pyesni mua”, u përgjigj me sarkazëm ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *