• |
ide | kryesore

Berisha dorëzon në PD 4200 firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një grup deputetësh të Partisë Demokratike, mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha dorëzuan në PD, 4200 firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të kësaj force.

Në krye të tyre ishte deputeti Flamur Noka që ia dorëzoi formularët kryetarit të Kuvendit Kombëtar Edi Paloka. Noka kërkoi që firmat të siguroheshin pasi ato do të verifikohen nga një komision në Kuvend.

Pas marrjes së firmave kryetari i kuvendit kombëtar Flamur Noka bëri edhe shpjegimin se pse ato nuk iu dorëzuan sekretarit të Përgjithshëm.

“Asnjë tjetër nuk ka tagër për verifikimin e mandateve përveç Kuvendit. Është procedurë që ndiqet rregullisht dhe do të ndiqet edhe këtë herë. Një kërkesë e veçantë është që të ruhet fshehtësia e të dhënave të tyre. një gjë jo e rrallë në Shqipëri sepse u bënë të njohur patronazhistët.

Këto formularë do të qëndrojnë të mbyllur për tu hapur ditën e mbajtjes së Kuvendit për tu bërë një për një verifikimin e mbajtjes së këtij Kuvendi. Unë nuk kam firmosur, por jam i detyruar të ndjek rregullat” – tha Paloka. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. ai nuk do të bëhet kurrë, as kryetar i Partisë Demokratike, as do të shikojë ndonjë herë pushtetin në këtë vend. As ai, as djali dhe vajza e tij, as pasardhësit e familjes së tij kriminale.

    Historia e pushtetit të Sali Berishës në Shqipëri ka përfunduar.

    1. Ato firma bashke me kollodokun me gunga do ta rrasi ne fyt ty, dhe gjithe bythqimave si ty majtas a djathtas (Ramazani, Lyli, Gaz Bardhoshja etj) or bythqim lulishtesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *