• |
ide | kryesore

Bosnja injoron Interin e sulmon Inzaghin: “Thotë budallallëqe, nëse ndihet mirë Dzeko do të luajë”

-Instant, Sport

Zëvendëstrajneri i Bosnjës, Elvir Rahimiç ka folur në një konferencë për shtyp për aktivizimin e mundshëm të Edin Dzekos në ndeshjet e ardhshme të kombëtares ballkanase, duke lëshuar edhe një shigjetim ndaj teknikut zikaltër Simone Inzaghi: “Ne i kemi lexuar deklaratat. Ai nuk dëshiron që të rrezikojmë Dzekon për këto ndeshje. Janë budallallëqe. Nëse Dzeko është gati, do të luajë me siguri. Për momentin ekziston ende mundësia që ai të dalë në fushë.”


Në shtëpinë e Interit vazhdojnë të jenë tepër të shqetësuar për gjendjen fizike të Dzekos, që ka ndjerë një lodhje muskulare në kofshë në derbin e së dielës. Sulmuesi ka qëndruar në grumbullim me Bosnjën e tij, e cila është e gatshme të bëjë gjithçka për ta nxjerrë në fushë, siç dëshmojnë fjalët aspak të sjellshme të asistentit të teknikut Petev. Zikaltrit shpresojnë që qendërsulmuesi, në rast rikuperimi, të mos shtrydhet gjithsesi në kombëtare, edhe për shkak se kur të rifillojë kampionati vijnë Napoli dhe Shakhtar, dy sfida për të mos u humbur që vlejnë një pjesë të mirë të sezonit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.