• |
ide | kryesore

Dhunoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet 28-vjeçari në Fier

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Fierit ka arrestuar 38-vjeçarin Saimir Mersini, pasi ka ushtuar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij,

Sipas informacioneve nga policia, e dhunuara është dërguar në spitalin e Fierit ku ka marrë trajtim mjekësor dhe më pas është larguar në banesë.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 38 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij e cila pasi ka marrë mjekim në spitalin e Fierit, është larguar për në banesë.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje””, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *