• |
ide | kryesore

Futbollistja e PSG sulmohet në rrugë, arrestohet shoqja e ekipit: xhelozi për fanellën sipas hetuesve

-Instant, Sport



Një lajm i shëmtuar kronike të zezë trondit ekipin e femrave të PSG-së. Të enjten e kaluar Kheira Hamraoui, kampione e Europës me Barcelonën, u sulmua dhe u godit në këmbë nga dy persona të maskuar teksa po shkonte në shtëpi me shoqen e skuadrës Aminata Diallo. Mëngjesin e sotëm ka ardhur edhe zhvillimi befasues i cështjes, kur Diallo u ndalua nga policia: sipas hetuesve, ajo është nxitësja e sulmit për shkak të xhelozisë për fanellën.

Lajmi për arrestimin u konfirmua nga PSG me një shënim: “Paris Saint-Germain mund të konfirmojë se Aminata Diallo është në paraburgim policor në shërbimin rajonal të Versajës, pas sulmit ndaj një prej lojtarëve të klubit të enjten. PSG dënon në mënyrë absolute dhunën. Nga e enjtja janë marrë të gjitha masat për të garantuar shëndetin, mirëqenien dhe sigurinë e të gjithë ekipit të femrave”. Ekipi francez po bashkëpunon në mënyrë aktive me policinë.

Hamraoui, mesfushorja 31-vjeçare, nuk mori pjesë në ndeshjen e Champions League kundër Real Madrid të martën për arsye personale dhe u zëvendësua pikërisht nga Diallo. Arsye personale që mëngjesin e sotëm dolën në kronikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *