• |
ide | kryesore

Kalim të paligjshëm kufiri dhe falsifikim të testeve Covid/ 5 në pranga, 3 të proceduar dhe 3 në kërkim

Arkiva



Pesë persona kanë rënë në pranga, tre janë proceduar penalisht, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim, për kalim të paligjshëm të kufirit dhe falsifikim të analizave të laboratorike të PCR-së.

Gjithashtu në kuadër të operacionit të koduar “Morina” janë sekuestruar fleta analizash të dyshuara të falsifikuara, një automjet dhe 5 aparat celular.

Përkatësisht në pranga kanë rënë B. Gj, 54 vjeç, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”;

-M.S., 40 vjeçe, I. K., 24 vjeç, K. P., 23 vjeç, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”;

-B.K, 36 vjeç, për veprat penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

U proceduan në gjendje të lirë shtetasit F. D, 40 vjeç, G. S, 16 vjeç dhe I. S, 15 vjeçe, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.

Si dhe u shpallën në kërkim I. D., 40 vjeç, O. Sh, 38 vjeç dhe A. E., 23 vjeç, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”

Shtetasit M. S, I. K, K. P, F. D, G. S dhe I. S, janë kapur në flagrancë në mjetin fugon i cili drejtohej nga shtetasi B. Gj, në pikën kufitare të Morinës me analiza laboratorike të cilat dyshohen se janë të falsifikuara me qëllim kalimin për në Kosovë dhe më pas me destinacion vendet e BE-së.

Ndërsa shtetasit B. Gj, I. D, O. Sh, A. E dhe B. K, dyshohet se kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetasve të lartpërmendur. Gjithashtu, shtetasi B. K, ka kryer dhe falsifikimin e analizave të laboratorike të PCR-së, duke i bërë në një pikë interneti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *