• |
ide | kryesore

Kumbulla ndez merkaton: ish-trajneri kërkon ta marrë në janar te Torino

-Instant, Sport



Në Romë, me Jose Mounrinhon, nuk ka më vend për Marash Kumbullën. Këtë e ka kuptuar mbrojtësi shqiptar menjëherë pas akuzave që u bënë nga portugezi për lojtarët e linjave të dyta, pas disfatës në Norvegji me Bodo/Glimt. Edhe pse u kthye të jetë në organikë, i vetmi nga të ‘paaftët’, kjo ndodhi vetëm për shkak të nevojave të Special One për të patur një mbrojtës më shumë në pankinë. Kjo është arsyeja përse tani për 20 vjecarin shqiptar kanë filluar të bëjnë përpara të interesuarit.

E ardhmja e Kumbullës mund të jetë sërish përkrah Juric, trajneri që e lacoi në kohët e Veronës. Sipas asaj që bën të ditur Tuttosport, ish-mbrojtësi i Veronës, tashmë praktikisht jashte skuadre te Roma, mund të ripërqafojë trajnerin e tij të vjetër në janar, duke u bërë përforcimi i parë i Torinos. Lojtari, që tani është i grumbulluar me kombëtaren e Shqipërisë për dy ndeshjen me Anglinë e Andorran, mendon vetëm të jetë në formë fizike në janar, aty ku largimi nga kryeqyteti duket i pashmangshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *