• |
ide | kryesore

Lëshoi certifikatë vaksinimi pa kryer vaksinën, Manastirliu shkarkon mjeken

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu,  ka shkarkuar nga detyra mjeken e qendrës shëndetësore të fshatit Gradisht të Lushnjes. Kjo mjeke është pushuar pasi lëshoi çertifikatën e vaksinimit kundrejt pagesës një qytetari, pa i kryer vaksinën.

Duke e konsideruar këtë akt, një veprim kriminal, shkelje të rëndë në dëm të shëndetit të qytetarëve dhe shëndetit publik të popullatës në situatën e pandemisë, Ministria e Shëndetësisë do t’i kërkojë Urdhrit të Mjekut, heqjen e licensës së ushtrimit të profesionit për mjeken në fjalë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *