• |
ide | kryesore

Lëvizje në Komisariatin e Policisë së Sarandës

-Instant, Arkiva, Lajme



Gjatë javës së fundit janë ndryshuar disa shefa sektorësh në Komisariatin e Sarandës. Viktor Gogaj nga Zv.Shef i Komisariatit Sarandë ka shkuar Shef Komisariati në Himarë.

Haki Koshi ka shkuar Shef i Postës së Policisë Livadhja e në vend të tij si Zv/Shef Qarkullimi në Sarandë është emëruar Ermal Kodhima.

Edilion Kolagji është emëruar Komandant i Repartit “Shqiponja” ndërsa lëvizje ka pasur edhe në sektorin e krimeve ku janë transferuar disa oficerë. Gjatë ditës së sotme në Komisariatin e Sarandës ka qenë edhe Drejtori i Qarkut Vlorë, Gentian Berberi për të zhvilluar analizën e punës me efektivët e këtij Komisariati.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *