Gjykata e Bashkimit Evropian hodhi poshtë ankesën e paraqitur nga AC Milan, duke konfirmuar se marka që përfaqëson emblemën e klubit kuqezi nuk mund të regjistrohet ndërkombëtarisht pasi është tashmë në përdorim në Gjermani nga një kompani produktesh kalncelarie. Sipas gjyqtarëve të BE-së, “ngjashmëria e lartë fonetike dhe mesatarja e ngjashmërisë vizive të kësaj shenje me markën e mëparshme gjermane “Milan” sjell një rrezik konfuzioni nga ana e konsumatorëve, gjë që pengon mbrojtjen e tyre të njëkohshme në Bashkimin Europian”.
Historia nisi në shkurt 2017, kur klubi kuqezi dorëzoi në Euipo, zyra e Bashkimit Evropian për pronësinë intelektuale, një aplikim për regjistrim ndërkombëtar të stemës së tij me mburojën klasike dhe fjalët AC MILAN. Disa muaj më vonë, kompania gjermane InterES kishte paraqitur një kundërshtim formal ndaj kësaj kërkese, duke kontestuar se tashmë në vitin 1988 marka e saj tregtare ishte regjistruar me të njëjtin emër si ekipi italian, ende në përdorim sot për produkte si penela, lapsa dhe bojra uji. Sipas kompanisë, duke regjistruar markën e saj ndërkombëtarisht, AC Milan mund të shesë produkte të të njëjtit lloj duke konkurruar në mënyrë të padrejtë.
Euipo kishte pranuar plotësisht kundërshtimin e kompanisë gjermane në shkurt 2020, duke bërë që klubi AC Milan të apelonte në Gjykatën e BE-së. Apel që sot u refuzua në tërësi: “Për sa i përket argumentit të AC Milan, sipas të cilit marka e aplikuar gëzon famë në Gjermani për shkak të reputacionit të klubit të futbollit – lëxohet në vendim – Gjykata vëren se vetëm reputacioni i markës devijuese, dhe jo ajo e markës për të cilën është aplikuar, duhet të merret parasysh në vlerësimin nëse ngjashmëria e mallrave të përcaktuara nga dy marka është e mjaftueshme për të krijuar një mundësi konfuzioni. Për rrjedhojë, Gjykata konstaton se ngjashmëritë e dy logove në fjalë, të marra së bashku, janë të mjaftueshme për të arritur në përfundimin se ekziston mundësia e konfuzionit”.