• |
ide | kryesore

Pa patentë dhe me kanabis në makinë, e pëson i riu në Lezhë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një i ri është arrestuar në Lezhë pasi po lëvizte me makinë pa patentë. Gjatë kontrolleve nga policia, në makinë 21 vjeçarit i janë gjetur disa doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis.

Drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe posedonte doza me lëndë narkotike, Policia vë në pranga 21-vjeçarin. Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Lezhë, në qytet Laç, kanë ndaluar automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin V. L., i cili pas verifikimeve të kryera rezultoi se e drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. L., 21 vjeç, banues në Kurbin“, thotë policia.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt “.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *