• |
ide | kryesore

Tenderi i uniformave/ Gjykata e Lartë kthen për rigjykim vendimin e Apelit

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Lartë ka prishur dhe ka kthyer për rigjykim vendimin e Apelit që ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Mistrisë së Brendshme, të akuzuar për abuzim me tenderin prej 2,8 miliardë lekë të pajisjes së policisë me uniforma. Vendimi i Gjykatës së Lartë përfshin 7 prej tyre, mes të cilëve edhe Edlira Naqellarin, dhe 1 tjetër në arrest shtëpie.

SPAK akuzon të dyshuarit për “shkelje të barazisë në tendera”, përmes ndryshimit të kushteve e kritereve të tenderit dhe favorizimit të një prej kompanive garuese. Sipas dosjes së prokurorisë, procedura e tenderit “Blerje e shpërndarjeve e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, duhet të zhvillohej në tri pjesë, por është bashkuar në një të vetme nga zyrtarët e dyshuar.



1 Comment

  1. Denime mjeranesh , Inskenime hijenash , parate shkojne ne parajsa fiskale per eliten e rifhjersave .
    Oj e mjera Shqiperi
    Kush te ka qit me krye ne mut?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *