• |
ide | kryesore

Transportonte emigrantë të paligjshëm me trailer, arrestohet 31-vjeçari në Korçë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



31-vjeçari Oligert Agolli ka rënë në prangat e policisë pasi u kap duke transportuar 83 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit.

31-vjeçari u arrestua në dalje të qytetit të Pogradecit, me mjetin kamion tip trailer, duke transportuar 83 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1150 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Uniformat blu bëjnë me di se vijon puna për për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *