• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Zoran Zaev anulon dorëheqjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka vendosur që të anulojë dorëheqjen e tij si kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Pas një takimi me organet më të larta të partisë së tij, ai tha se do të përpiqet të ruajë shumicën në Kuvend.

Një nga argumentet për shtyrjen e dorëheqjes është mundësia që Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat me BE-në në dhjetor.

Sipas LSDM-së kjo shtyrje është bërë për shkak të situatës në të cilën gjendet vendi dhe proceset euro-integruese.

LSDM theksoi se Zaev e ka dorëzuar dorëheqjen, por organet e partisë nuk e kanë pranuar. LSDM pësoi një disfatë në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ç’ka bëri që Zoran Zaev të paralajmëronte dorëheqjen nga posti i kryeministrit, si edhe nga drejtimi i LSDM-së.

Kjo parti humbi Shkupin dhe mbi gjysmën e 80 komunave të vendit. Në krahun tjetër opozita ka dorëzuar një mocion mosbesimi në Kuvend duke pretenduar se ka mbledhur 61 firmat e nevojshme për rrëzimin e qeverisë. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Haha ka patur dhe budallenj qe kujtuan se jevgu i maqedonise do linte pushtetin e privilegjet ne emrin e gjoja te sjellurit si evrropjan. Uuuu pika qe sju bie. Po evrropjanet gjysma jane pederasta qe i han suma more te shkrete. Pika qe sju bie..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *