• |
ide | kryesore

4200 firmat sekrete/ Goditja e parë kundër “foltores”

-Instant, Kryesore



Ajo që duhet të ishte dita e triumfit të “foltores” së Berishës, momenti kur mbështetësit e tij duhet të dorzonin firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, po rrezikon ti kthehet në një bomerag.

Në një konferencë për shtyp ish lideri historik i demokratëve njoftoi të mërkurën se ai kishte në dispozision 4200 nënshkrime për të mbledhur forumin më të lartë të PD-së në 11 dhetor. Ai madje pretendoi se ato do të bëheshin transparente për gazetarët e pranishëm në sallë.

Lexo me tej:

Grupet e deputetëve/ Kush janë pro Berishës, pro Bashës. Dhe neutralët në PD

Por, kaluan 24 orë dhe askush nuk ka pasur mundësinë që të verifikojë në mënyrë të pavarur “suksesin” e lëvizjes së doktorit. Që kur i mori në dorëzim, kreu i Këshillit Kombëtar, mbështetësi i Berishës, Edi Paloka, filloi të flasë për kultin e sekretit se si në një vend ku ligjin e bëjnë patronazhistët të dhënat personale duhen ruajtur.

Më pas edhe mbështetës të tij publikë arguemntuan për Lapsi.al se emrat e firmëtarëve nuk duhet të dalin, se ato do të bëhen publike vetëm në kongresin e 11 dhjetorit, pasi treshja në aleancë, Basha, Rama, ambasada amerikane mund të bëjnë presion mbi ata që kanë firmosur duke e i kthyer mendjen dhe duke e shndëruar në spektakël publik kundër foltores, këtë nismë kaq popullore.

Nisur nga kjo qasje, mbështetësit e Bashës në PD u hodhën menjëherë në kundërsulm. Sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi u shfaq në dy dalje publike të mërkurën dhe të enjten, për të thënë se Berisha nuk ka arritur ti mbledhe firmat: “Ata s’kanë as 10 % të tyre- tha ai- duke i mbështetur akuzat në faktin e mbylljes në kasafortë të nënshkrimeve. “Nëse Berisha e ka korumin e duhur edhe unë jam pro mbledhjes së Kuvendit”, sfidoi Bardhi. 

Pra sot debati është hapur në një pikë: A i ka Berisha vërtet 4200 mbështetës? Nëse po, përse nuk i bën publikë emrat e tyre? A nuk duhet të ishin ato të afishuara për të gjithë për të treguar forcë dhe epërsi morale, pa pritur që kjo të bëhet në 11 dhjetor?

Deri në një farë pike mbështetësit e “Foltores” kanë të drjëtë kur argumentojnë privatisht për Lapsi.al se nën presionin e pushtetit dhe kupolës zyrtare të PD-së shumë prej firmëtarëve mund tu bëhet presion.

Por, argumenti që pamje të parë duket racional dhe pragmatist, në sytë e publikut të gjërë mund të ketë efekt të kundërt. Sepse, e para, Sali Berisha nuk mund të pohojë se atë e mbështesin njerëz që ndryshojnë nga fryn era dhe i dorëzohen shantazhuesit më të parë. E dyta, sepse kundërshtarët mund të thonë se deri sa këta qekan persona të shantazhueshëm edhe “foltorja” ua ka marrë firmat me metoda aspak demokratike. Dhe së treti, sepse anëtarët e Kuvendit Kombëtar, supozohen që të jenë ajka e një partie, aq të devotshëm dhe me aq pushtet, sa kanë në duart e tyre edhe vendimin për shkrirjen e vetë partisë.  

Por, ama, njerëz të tillë nuk mund të trajtohen si klandestinë që kanë frikë të nxjerrin fytyrën. Nëse ata nuk i dalin për zot publikisht firmave të tyre, ato nuk mund të vlejnë për asgjë.   

Pra, Sali Berisha është i dënuar ta braktisë kultin e fshehtësisë pas të cilit po mbron mbështetësit e tij. Në këtë betejë, ai nuk është thjeshtë sfidanti i Lulzim Bashës, por ai zotëron edhe aureolën e një ish presidenti dhe kryeministri që ka përgjegjësi, përpos strukturave të PD-së, mbi të gjitha para publikut. Betejën e tij paralele kundër Ramës, atij që ai mban peng, dhe lobistëve të Sorosit, ai nuk e fiton dot në sallat e humbura të provincave, por duke bindur publikun e gjërë.

Andi Bushati:Yuri Kim në dyqanin e qelqurinave

Ka shumë njerëz, apo personazhe publike që e kanë  mbështetur “foltoren e Berishës” edhe pse nuk janë dakord për shumëçka me protagonistin e saj. Ata e kanë bërë këtë në bazë të një parimi të shenjtë, se edhe kur një gjë nuk të pëlqen, në një demokraci, është shumica ajo që vendos. Sali Berisha duhet të dijë ti ruajë edhe këta mbështetës që nuk e besojnë dot si militantë, por duhet të binden me prova që ai është përfaqësuesi i pjesës më të madhe të PD-së.

Nëse nuk arrin ta bëjë do të triumfojë pohimi i atyre që thonë se nuk i ka mbledhur dot nënshkrimet. Do të humbë betejën në publik dhe do ti drejtohet kuvendin të 11 dhjetorit, pa epërsinë morale ndaj Bashës që arriti të sigurojë deri më sot.

©Lapsi.al



34 Comments

    1. Gjynah per ty,sa keq me vjen per frymoret qe mendojne me sorren e trashe !
      Se pari pleh,qe t’mos e ngaterrosh me emrin e fshatit te lindjes se Sali Ram Berishes eshte Viçidol,Tropoje !
      Se dyti,nuk eshte perdorues kokaine,apo heroine te paster si rrugaçi nga i cili paguhesh ti funderrine njerzore !
      Se treti,fakti qe po luani nga mendja te tere plehrat se bashku me kthimin e tij,tregon se ai eshte absolitisht i duhuri!
      Se katerti,eshte njeri i lire,i pakapur dhe i ndershem,lehni sa te doni ju,kmeriste te kuq e hajdute te te gjitha llojeve !
      Se fundi,kokpalare,se shpejti do te mesoni se çfare do te thote popull sovran,qytetare te lire dhe integritet njerzor!

  1. Asnjehere nuk jane bere publike emrat dhe te dhenat e antareve te kuvendit kombetar,çdokush qe eshte marre me Parti Politike e di dhe shkakun e gjese !
    Se pari do ishte luks i madh per kundershtarin t’ja servirnim te dhenat tona !
    Se dyti mund te behen pre e çfaredo presioni apo shantazhi sa me lart citoni dhe se fundmi dhe me teknologjine e manipulimit qe sot ekziston mund ti jep data base çdo trafikanti ne kete vend te dhena sensitive !
    Ato jane konfidenciale dhe ruhen me besueshmeri te larte.!

  2. Te afishohen? Qe te filloje presioni…
    Kushdo nga media mund te shkoje ti verifikoje.
    Kush e ka shkruajtur kte hack nuk thote qe shkova dhe nuk me lejuan apo cfaredo pretendimi tjeter..pse nuk shkoni ti verifikoni para se te villni helm? Bllofin ktu po e lu basha me median eshte mese e qarte.

  3. Argumenti i fshehtesise calon edhe ne nje pike tjeter. 7600 emrat e anetareve te kuvendit mund te mos i dije publiku i gjere, por sekretari i PD i ka. Nese do donte te bente presion nuk ka nevoje te dije 4200 firmetaret, mjafton tu beje presion te 7600 anetareve. Per me teper qe ka edhe kimeten me vete. Sepse emrat gjithsesi do dalin me 11 Dhjetor

    1. Sekretari i PD-se normalisht eshte i paligjshem,pasi eshte emruar pa votim,kur minimumi duhet te kete nje alternative !!!
      Formularet jane aty,ngjitur me zyren e tij,te shkoje ti verifikoje ?!
      Me siguri do te nxjerre nje teori tjeter,Bardhori do te beje nje tjeter aludim,pasi ti kete verifikuar dhe me siguri absolute jane me teper se 4200 delegate qe kane firmosur dhe shume te tjere qe nuk kane firmosur do te vijne ne kuvend,absolutisht e vertete !
      Bardhori dhe Gridarja do te ngrejne nje tjeter tymnaje :A jane ata qe kane firmosur ?!
      Mbase do te arrijne dhe ne konkluzionin se thua te kene qene te lire ne momentin e firmosjes se formularit ?!
      Pyetjet dhe ligesia e njerzeve me vese apo devijanca eshte e frikshme !!!
      Me keq dhe kur shohin se po u ikin gjerat e marra ne rruge kot pa asnje mund t’ju rreshqasin nga duart e liga,çfare nuk do te benin !!!
      Kane nje hall te madh pengkryetari dhe shoqata e gejve dhe gridareve qe nuk ka zot mbi toke qe t’ua zgjidhe :Perballe eshte Sali Berisha,burre shteti dhe mjaft i zoti !

    2. A do ti shohë publiku iks delegatët më 11 dhjetor?
      nqs do të jenë 4200 bën bllof luli/

      nqs do të jenë 420(katërqind e njëzetë), 10% sa thotë luli, bën bllof Berisha.

    1. NUk kuptoj perse kerkon te ofendosh. Ju ka mberthy frika?Ne fund te fundit PD ka te drejte te vendose. Jeni te lire te mbani Ramen..

  4. Nuk po i fsheh njeri dhe nuk ka pse te afishohen neper gazeta.
    Sekretariati i gazores shkon dhe i shef po te doje..pse nuk shkon dhe ti nxjeri bojen saliut po nuk pati te regullta ca ka mbledhur.
    Po keshtu dhe media..
    Kushdo nga media shkon i verteton sa jane e ca jane. A ka shkuar njeri ti shohe? Se ky qe ka shkruajtur kte copen me siper nuk thote gje…ben vetem tymnaje.

  5. o bushat mos na caj lulin

    ti e di qe gaz kurva mund te vejë tek zyra e palokës dhe ti shohe një për një nëse do

    ti lej amerikanlliqet

  6. po normale, se le USA ne dor te talebaneve Shqiperin. se ben me dy her te njejtin gabim qe beri ne Afganistan

  7. Sali krimineli na flet neper foltore per nje Parti te hapur por kushdo qe ka pak mend e kupton se ai flet per nje parti te mbyllur ashtu si ka bere per 30 vjet dhe kete e tregone me se miri mos berja publike e emrave qe gjoja kane firmosur 4200 anetar partie per mbledhjen e nje kongresi te jashtezakonshem. Shkofshe ne ferre Sali! God bless America!

  8. Sa shpejt o llapsi ja vure emrin ” goditja e pare kunder Foltores” gati kercen nga gezimi, dhe i sigurte qe do kete edhe te tjera! Heh ç’fillozof ky damllaja qe e ka shkruar! O fillozof’ por foltorja eshte nje shperse per gjithe vendin qe Shqiperia te mos lengoje edhe me nga langojte qe po e shqyejne po e tresin po e vjedhin e po e tradhetojne qe prej tete vjetesh, o shkrues. Na e jep si lajm te pare dhe kryesore duke dashur te japesh pershtyjen si gaztuc i paanshem! Ketu o gazetuc behet fjale per te adhmen e vendit e te shqiptareve jo per njeren apo tjetren parti, jo si per nje ndeshje futbolli, o i manget!!

    1. O Zaho, o Zaho. Foltorja eshte shprese per Saliun dhe idiote si ty. Mos fol ne emrin e Shqiptareve, pasi nuk je dhe nuk behesh dot si Enveri megjithese ylli jot Berisha I ngjan shume atij dhe u edukua ne organizatat komuniste te Enverit. Por ti je akoma i vogel ne moshe dhe me tru te paformuar ti kuptosh keto gjera

  9. Kryemaloku dhe te gjithe maloket qe i vene nga pase neper foltore do hane ate te gjatin e Edi Rames ne 11 dhjetor.

    1. Po shihe Shqiperine ku po shkon o i paloqe i ores 02:12! Jo vetem i paloqe po vuan edhe nga pagjumesia o lango i hajdutit.. Po nuk fjete mire nuk te punon edhe ajo cope tru qe ke , o i paloqe

  10. Nje pyetje per te gjithe, meqe jemi tek PD-ja: A eshte ndonjeri ketu ne gjendje te thote sa nga themeluesit e PD jane aktualisht sot ne PD ? A eshte ndonjeri nga ju ketu ne gjendje te thote emrat e pare te themeluesve te PD-se ?
    Po pse nuk beni nje analize te thjeshte: Si ka mundesi vetem shoku Sali qenka burre i mire dhe thuajse te gjithe themeluesit paskan qene te keqinj ?
    Te mos flasim per keta qe I shkojne nga pas sot si pordha neper breke pollo, shehu secili me parti me vete me perpara

  11. Suel Çela, një person i akuzuar si i “bosi i krimit” në Elbasan, punon për Sali Berishën.

    Bardhi shtoi se për këtë është në dijeni dhe Flamur Noka sepse është thirrur dy ditë më parë.

  12. Fakti qe sufllaqet sipas udhezimeve te spiunit serb baton haxhiu dhe fugshpumsit po mbrojne bashen e po jargaviten neper komente tregon qe berisha eshte ne rrugen e duhur dhe ka shumicen e pd-se.
    Gjithashtu eshte prova me e qarte qe luli eshte nje legen i shitur te rama.

    1. Nuk ka asnjë dyshim nga sufllaqegjinjtë dhe jargavitësit që Sali Berisha ka shumicën në PD. Në fakt sufllaqegjinjtë, jargavitësit dhe votuesit Shqiptarë gjithmonë e kanë ditur. Prandaj kanë mbajtur hundën me dorën e majtë dhe kanë votuar Ramën me dorën e djathtë. Tani është fare e qartë që Edi Rama ka qënë i sinqertë në fushatë me ne që PDja është e Sali Berishës prandaj mos e votoni. Dhe ne nuk e votuam. Dhe mesi duket, bëmë shumë mirë që besuam Ramën sepse ai na paska treguar të vërtetën.

  13. Mos prisni as 11 dhjetorin e këtij viti, as të vitit tjetër. Talibanët do rrijnë gjatë në Dajt duke pritur zbarkimin në Tiranë. Dhe nuk kanë për të hyrë kurrë bashkë, por vetëm një nga një të dëshpëruar dhe penduar që morën mend e një njeriu, që i përdori në fund të jetës si truproja të varrit të tij politik.

  14. Dmth bllofin e beri Sorrosiani gay Gazi ja ku qenkan firmat 1-0 per Salen.
    Blinken u be disa muaj qe e presim asnje prove konkrete 1-0 per Salen.
    Foltorja po ecen mire dhe askush nuk e priste, e nuk doli te pakten nje person ne rruge ta shante 1-0 per Salen.
    Rama ka honger veze, miell, uje, dhe sa here shkon ne stadium i gjithe mileti Rama ik 1-0 per Salen.
    Berisha na futi ne Nato dhe liberalizoj vizat me Europen, Rama po na fut ne Jugosllavi 1-0 per Salen.
    Ambasadorja Kim me Lulushin ne xhep Sorrosjane e devotshme dhe pjese e komunitetit LGBTQ+, lezbike me dashnore Miss Anjeza Majen gazetare tek ERTV. 1-0 per Salen
    Tom Doshi non grada hyri ne zgjedhje si kryetar partie kurse Berishen non grada po fitoj kundra Lulushit nuk do e njohi si kryetar partie Ambasadorja Kim. Amerika paska 2 lloje non gradash nuk e dinim. Prape 1-0 per Salen
    Boll tani se u lodha dhe ju Zombi Rilindas mos u merzisni jane fakte i dine te gjithe nuk i shpika une.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *