• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Tiranë, përplasen dy automjete, humbin jetën dy persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet. Sipas policisë, ngjarja u regjistrua rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”, ku janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues L. C.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, L.C., dhe njëri nga pasagjerët, i identifikuar si A. B., 69 vjeç.

 “Me datë 11.11.2021, rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *