• |
ide | kryesore

Arben Kraja i ankohet kuvendit: Na ka mbaruar letra në SPAK!

-Instant, Arkiva, Pikante



Prokurori i SPAK, Arben Kraja ka raportuar në Komisionin e Ligjeve në lidhje me financat e institucionit që ai drejton. Kraja i kërkoi qeverisë një godinë të re për Byronë Kombëtare të Hetimit, që për momentin është strehuar në të njëjtën godinë ku qëndron SPAK. Kjo ka shkaktuar edhe probleme në institucion.

“E filluam vitin me idenë që do na teprojë letra, por na mbaroi letra se filloi punë Byroja e Hetimit” u shpreh Kraja në Komisionin e Ligjeve.

Deputetët e mazhorancës u shprehën mirëkuptues për problemet financiare të SPAK, në veçanti relatori Alqi Bllako, për të cilin javët e fundit u dorëzua një denoncim voluminoz në lidhje me aferën e inceneratorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *