• |
ide | kryesore

Belind Këlliçi jep dorëheqjen nga kreu i Forumit Rinor të PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Belind Këlliçi bën me dije se është dorëhequr si kryetar i Forumit Rinor të PD-së.

Duke folur në emisionin “Opinion” ai u shpreh se në mënyrë protokollare do të jetë në detyrë deri në mbajtjen e Kuvendit të radhës të FRPD.

“Para pak orësh kam njoftuar dorëheqjen. Në mënyrë protokollare jam në detyrë deri në Kuvendin e radhës të Forumit Rinor. Jam votuar në procesin më të rregullt pas 30 vitesh në PD, një anëtar një votë, më ka votuar anëtarësia e PD“, – shprehet ai.

Kujtjmë që Belind Këlliçi doli kundër vendimit të kryedemokratit, Lulzim Basha për zgjedhje të reja për kreun e FRPD.

Këlliçi deklaroi se vendimi i Bashës është nul dhe i pabazuar në statutin e partisë. Kreu i FRPD iu bashkua foltores së mbajtur nga ish-kryeministri Sali Berisha në Tiranë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *