• |
ide | kryesore

Bie zjarri në një spital në Rumani, shënohen 2 viktima

-Instant, Lajme, Planet



Dy pacientë kanë humbur jetën dhe një infermiere është plagosur pas shpërthimit të një zjarri në një spital në Rumani, tragjedia e katërt që përfshin vendin.

“Dy pacientë vdiqën dhe gjashtëmbëdhjetë të tjerë u dërguan në një spital tjetër”, tha Raluca Vasiloe, një zëdhënëse e ISU.

Infermierja, e cila ka pësuar djegie në 40% të trupit të saj, u dërgua në një spital në Bukuresht. Autoritetet po hetojnë për shkakun e zjarrit. Sipas drejtorit të spitalit, instalimet elektrike janë rinovuar vitin e kaluar, ndërsa së fundmi është kontrolluar edhe sistemi i furnizimit me oksigjen.

Zjarri shpërtheu në një kohë kur vendi po përballet me mungesë shtretërish në repartet e kujdesit intensiv në Rumani, teksa vala e katërt e epidemisë së Covid-19 ka përfshirë vendin. Në tetor, një zjarr në një spital të Konstancës shkaktoi 7 viktima.

20 pacientë të tjerë vdiqën në dy zjarre që përfshinë spitalin Piatra Neamt në nëntor 2020 dhe në Bukuresht në janar. Në prill, tre pacientë humbën jetën në Bukuresht për shkak të një problemi me sistemin e furnizimit me oksigjen. Infrastruktura spitalore në Rumani është e vjetërsuar dhe përqindja e buxhetit të alokuar për shëndetësinë për frymë është më e ulëta në BE.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *