• |
ide | kryesore

Bien shifrat e infektimeve, 6 raste të reja me koronavirus në Kosovë

-Instant, Lajme, Të fundit



Në Kosovë ditën e sotme janë regjistruar edhe gjashtë raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Shifra ka rezultuar pas 1.427 testimeve. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se 21 persona janë shëruar derisa 429 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit. Prej tyre 2,978 persona kanë vdekur.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, prej fillimit të vaksinimit, në muajin mars, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.580.000 doza të vaksinës. Deri më 11 nëntor 746.000 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *