• |
ide | kryesore

Dështon mocioni i opozitës për rrëzimin e Zoran Zaev

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Maqedoninë e Veriut ka dështuar mocioni i opozitës për rrëzimin e qeverisë së Zoran Zaev.
Pas një pritjeje maratonë që nisi prej mëngjesit deputetët e opozitës nuk mundën dot të bënin kuorumin e nevojshëm prej 61 deputetësh pasi një prej të zgjedhurve të Lëvizjes Besa nuk u paraqit.

Deputeti Kastriot Rexhepi shkroi në Facebook se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare.

“Duke patur parasysh momentumin politik, pas shtyrjes të dorëheqjes nga kryeministri Zaev, për hir të procesit dhe sinjalet e forta nga partnerët strategjik SHBA dhe shtetet e BE-së që më janë komunikuar nga përfaqësues të lartë diplomatik, se në muajin dhjetor vëndi ka gjasa të mëdha të marë datë për fillim e bisedimeve për anëtarësim në BE, vendosa që mos të mar pjesë në seancën parlamentare ku duhej të merret vendim me të cilin do vihet në pikëpyetje ky pikësynim jetik kombëtar dhe shtetëror” – shkroi ai.

Opozita u përpoq gjithë ditën që të bindte ndonjë deputet tjetër të shkonte në Kuvend, por nuk ia doli. Në mbrëmje deputeti i VMRO-së Alesandër Nikollovski tha se ishte një ditë e vështirë për demokracinë pasi si asnjëherë më parë ishin rrëmbyer deputetë.

Nikollovski tha se deputetëve u janë fikur telefonat, duke i kërcënuar me jetë. Ai kërkoi që sa më parë të ketë zgjedhje të parakohshme, sepse pushteti ka vetëm 59 deputetë.

Për shkak të dështimit të mocionit, ai nuk mund të përsëritet për të paktën 90 ditë. Kriza në Maqedoninë e Veriut mbetet pasi Lëvizja Besa e ka lënë mazhorancën dhe i është bashkuar opozitës. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Deputeti i Levizjes Besa ra pre e shantazhit dhe presioneve te Ambasades Amerikane dhe Departamentit te Shtetit dhe e ndryshoi qendrimin. Jo per gjo, por qe ta dini ju filozofet editoriale te Lapsit, pse nuk duhen nxjerre emrat e firmetareve.

    Ta gezoni Ballkanin e Hapur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *