• |
ide | kryesore

Flamur Noka zbulon postin “ministror” të Lulzim Bashës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Flamur Noka ka thënë sot se Lulzim Basha është shndërruar në një ministër të qeverisë së Edi Ramës, që ka si qëllim që të zhbëjë të gjitha kauzat e opozitës.

Sa i takon firmave që janë dorëzuar në PD, Noka tha se ato janë të ligjshme dhe se shprehin vullnetin e shumicës së demokratëve. Noka tha se përveç 4200 firmave që u dorëzuan dje, gjatë ditës së sotme edhe 150 delegatë të tjerë kanë firmosur pro thirrjes së Kuvendit Kombëtar në datën 11 Dhjetor.

“Nuk ka shqiptar dhe demokrat që nuk e di sot se kush i dogji dhe i shkatërroi të gjitha kauzat e PD, dhe për interesa e arsye të kujt i dogji. Zoti Basha është një peng kryetar, qeveria ka një ministër të shuarjes së opozitës që quhet Lulzim Basha. Është një pakicë, demokratët kanë shprehur vullnetin e tyre përmes shumicës absolute të delegatëve të Kuvendit.

Sot janë mbledhur edhe 150 firma të tjera, është një vullnet absolut i demokratëve kundër pengut. Asgjë nuk e ndal vullnetin e demokratëve.

Duhet të keni parasysh dy gjëra, e para zoti Basha është palë, dhe nuk është ai që mund ta shohë, sekretari i tij është palë, Kuvendi ka të drejtë statutore që të vetëmblidhet, pakica duhet ti nënshtrohet vullnetit të shumicës. Ne i depozituam te i vetmi institucion legjitim që është Këshilli Kombëtar”, u shpreh Noka.



4 Comments

  1. Luli eshte ne konflikt interesi. E vetmja mbrojtje gjithsesi e brishte dhe komplet formale qe ka eshte qe kuvendi nuk mund te mblidhet ne menyre te drejtperdrejte per shkarkimin e tij sepse ne fillim duhet te vendose qe t’ja japi vetes kete kompetence. Gjithsesi, edhe nese jo strikt ligjerisht, politikisht dhe moralisht eshte komplet e turpshme qe nje individ te pretendoje kompetenca vendimarrese per nje proces qe ne fakt ngrihet kunder tij. Ky eshte standart i papranueshem edhe per kompanite private (admimistratori nuk mund te pyetet per mbledhje te keshillit te ortakeve qe gjykojne performancen e tij) e jo me per institucione me rendesi publike.

  2. O Milo ai ka mbaru veç i bëni mirë ato punët që procesi të shkojë sa më mirë por mos harxhoni kohën me gjëra pa vlerë perpara

  3. Ordinera po e krruani me kaktus deti prapanicen. Po nuk ka as firma dhe asgje tj qe tju ndihmoj ju ordinera qe as te silleni nuk dini.. vazhdoni luften me mullinjt e eres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *