• |
ide | kryesore

FOTOLAJM/ Aksidentohet Gaz Paja, aktori i Portokallisë i ulur në rrugë pas përplasjes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Aktori i Portokallisë, Gaz Paja është përfshirë në një aksident paraditen e sotme në Tiranë. Në redaksinë e Lapsi.al ka mbërritur kjo foto, ku aktori i Portokallisë duket se është ulur në tokë, i rrethuar nga kalimtarë të rastit që kanë tentuar t’i vijnë në ndihmë.

Në krahun e djathtë të fotos duket edhe goma e një motorri të përmbysur. Duket se aktori është duke marrë veten pas përplasjes dhe fatmirësisht është në gjendje të mirë.

Njoftimi i policise

Me datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. P.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



5 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *