• |
ide | kryesore

Kryemadhi i kthehet “flakë për flakë” Gaz Bardhit: Mashtron për listën e përbashkët PD-LSI

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka pranuar se ka qenë një gabim që nuk janë futur në lista të përbashkëta me Lëvizjen Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 25 Prillit.

Në emisionin ‘Open’, Bardhi ka zbuluar tentativat për një marrëveshje para zgjedhore me partinë e Monika Kryemadhit, ku tregon se i kanë ofruar 15 mandate të sigurta, por kanë refuzuar, pasi pretendonin se do të fitonin të vetëm deri në 34 karrige në parlamentin e Shqipërisë.

Por ka reaguar menjëherë kryetarja e LSI-së, Monika kryemadhi që shkruan në Facebook se ky është një mashtrim.

“Një pyetje për të gjithë anëtarët e kryesisë së PD: Kur është mbledhur kryesia e PD për t’i propozuar LSI listën e përbashkët? Në cilën ditë dhe orë? Listës së mashtrimit, që për djegien e mandateve do t’i dilte në krah kancelarja Merkel dhe PPE, iu shtua tashmë publikisht edhe kjo e 15 mandateve të ofruara. Një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerëzor dhe që i shërben vetëm Ramës dhe hijes së tij” – shkruan Kryemadhi.

Më herët Bardhi u shpreh: “Gabim ishte që nuk u futëm në një listë të përbashkët me LSI-në. Do të kishim më shumë numra sot. PD-ja i ka ofruar 15 mandate të sigurta dhe qëndrimi i LSI-së ishte që do të fitonin 34 mandate. Kam pasur një bisedë dy muaj, po tani unë kam qenë dëshmitarë. LSI-ja mendonte se do të fitonte vetëm 34 mandateve në të gjithë Shqipërinë.

Ishin të bindur dhe për këtë arsye nuk pranuan të bashkoheshin në një listë. Unë kam qenë në terren në Elbasan dhe kam arritur në përfundimin se LSI-ja në Elbasan nuk merrte asnjë mandat. Ua kam dërguar dhe më kanë thënë se LSI-ja merr dy mandate në Elbasan dhe se luftonte për të tretin. Mezor nuk e fusim dot në lista. Nuk e rriti pazarin që të thoshte dua 20 apo 25, ka qenë e mendimit për të dalë në lista të veçanta,” – tha Bardhi në emisionin “Open”. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Imagjino të vinin këto mostra bastarde me pushtet!! Hapu dhe! Rrofsh sa malet Gjigant! Nuk ke ni parë gjë akoma

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *