• |
ide | kryesore

Operacioni “Limit” në 2019/ GJKKO shpall vendimin për 21 të arrestuarit që kryenin trafik droge

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Operacioni “Limit” i kryer në shtator të vitit 2019 ku mbetën të arrestuar 21 persona për shitje dhe trafik lëndësh narkotike është kthyer sërish në vëmendje, pasi ditën e sotme Gjykata e Posaçme e Apelit, mori vendimin për shtetasit e arrestuar të cilët tashmë do të gjykohen me gjykim të shkuartuar, duke përfituar ulje të 1/3 të dënimit që kishin marrë.

Pas arrestimeve në 2019, Policia e Shtetit bëri të ditur se aktiviteti kriminal i këtyre grupeve realizohej duke siguruar fara të bimës narkotike kanabis në Holandë, të cilat kalonin tranzit fillimisht drejt Greqisë dhe më pas në Shqipëri, ku dhe kultivoheshin. Lënda narkotike trafikohej në Greqi, Turqi dhe në vende të tjera të BE-së, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e tyre të trafikut të drogës.

Mësohet se këto grupe kriminale organizonin dhe mundësonin kalimin e paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme, që vinin nga Greqia në Shqipëri dhe më pas në drejtim të Malit të Zi, me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

Në cilësinë e provës materiale, gjatë operacionit në Shqipëri dhe në Greqi, këtyre grupeve iu është sekuestruar rreth 120 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, 4 kg kanabis në formë çokollate, 1.1 kg kokainë, bimë narkotikë të kultivuara, 3800 fara kanabis, një laborator për kultivim të bimëve narkotike me ndriçim artificial, telefona celularë dhe disa automjete.

Të dënuarit: 

Sokol Mërsini dënohet me 10 vite burg
Andrea Caca dënohet me 9.4 vite burg
Besjan Zeneli dënohet me 8 vite burg
Bilbil Shqalsi dënohet me 8 vite burg
Eljon Jaho dënohet me 8 vite burg
Emiljano Kalemi dënoeht me 8 vite burg
Enkeledi Sadik dënohet me 8 vite burg
Kristo Çobaj dënohet me 8 vite burg
Aleksandër Pepi dënohet me 8 vite burg
Festim Corbaxhi dënohet me 8 vite burg
Hysni Sadiku dënohet me 6 vite burg
Bektash Zeneli dënohet me 6 vite burg
Gjergji Muke dënohet me 3.4 vite burg
Romeo Tare dënohet me 3.4 vite burg
Rexhep Pipeku dënohet me 8 vite burg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *