• |
ide | kryesore

Reagon sërish Berisha: Gati që nesër të verifikoni 4200 firmat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish për çështjen e thirrjes së Kuvendit Kombëtar të PD më 11 dhjetor. Ai thotë se kushdo mund të verifikojë 4200 firmat e dorëzuara në PD.

“Është hera e parë në historinë e këtij vendi që anëtarët e Partisë Demokratike e marrin në dorë Kuvendin e saj. Po përdoren në mënyrën më të padenjë dhe qesharake kamerat televizive për të paraqitur dosjet bosh, ato dosje aty….

Kemi të bëjmë me raportin që kanë me njeriun drejtuesit e PD-së dhe ata që kanë rrotull që janë të vetmit që i besojnë Lul Bashës ose bëjnë sikur besojnë.

Injoranca kurrë nuk është dhe nuk do të jetë argument, përfaqësia ta udhëheqë asamblenë, por kur ajo ka refuzuar ta mbledhë asamblenë, një minutë se kemi të bëjmë me një koncept fondamental, ku janë ata që kanë frikë nga liria, nga anëtarësia të cilët të tmerruar nuk bëjnë dot 10 metra nga zyrat e tyre për të kontrolluar dokumentet.

Ky Kuvend u thirr nga anëtarësia. Ajo është shumë e thjeshtë, të ftoj ty këtu dhe ata aty që mbrojnë Lul Bashën, të shkojnë nesër dhe të marrin një më një formularët” – tha Berisha në “Opinion”. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Doktor është e thjeshtë. Posto ne internet emrat dhe kopjet dixhitale te formularëve dhe aq mjafton. Verifikimi është i shpejtë, kush don e vërteton kollaj.

    Pastaj le të hanë m-t sa te duan lakejte e “kryetarit” te PD dhe aleatët e tyre te kuq.

  2. Mos prisni as 11 dhjetorin e këtij viti, as të vitit tjetër. Talibanët do rrijnë gjatë në Dajt duke pritur zbarkimin në Tiranë. Dhe nuk kanë për të hyrë kurrë bashkë, por vetëm një nga një të dëshpëruar dhe penduar që morën mend e një njeriu, që i përdori në fund të jetës si truproja të varrit të tij politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *