• |
ide | kryesore

Rritet me 10% numri i viktimave nga Covid në Europë

-Instant, Lajme, Planet



Numri i viktimave për shkak të Covid është rritur me 10% gjatë javës së kaluar në Europë, sipas një njoftimi të OBSH-së, duke e bërë atë rajonin e vetëm në botë ku rastet dhe vdekjet kanë shënuar rritje të vazhdueshme.

Kjo është java e gjashtë radhazi që rastet kanë shënuar rritje në të gjithë kontinentin pasi shumë kombe po përjetojnë valët e tyre të katërta ose të pesta. OBSH tha se janë regjistruar rreth 3.1 milionë raste të reja globalisht.  Gati dy të tretat e rasteve- 1.9 milion u regjistruan në Europë.

Numri i vdekjeve javore nga Covid-19 ra me rreth 4% në të gjithë botën dhe shënoi rënie në çdo rajon përveç Europës. Vendet me numrin më të lartë të rasteve të reja janë: Shtetet e Bashkuara, Rusia, Britania, Turqia dhe Gjermania.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *