• |
ide | kryesore

Del VIDEO ku Flamur Noka tregon se firmat për Kuvendin nuk do të mbahen sekret në kasafortë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazment Bardhi goditi sot Foltoren e Berishës duke vënë në dukje një inkoherencë të qëndrimeve të kësaj lëvizje për firmat që kanë mbledhur me qëllim mbajtjen e Kuvendit të PD-së.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Bardhi publikoi një video të Flamur Nokës, i rreshtuar pro Foltores, që më 29 tetor deklaronte se firmat do të dorëzohen tek një “zyrë që protokollohen shkresat” në selinë blu dhe se Lulzim Basha do të detyrohet të thërrasë Kuvendin Kombëtar.

“Momentin që një e katërta e delegatëve, e atij numri të deklaruar publikisht dhe të dokumentuar të delegatëve depozitohen, tek selia qëndrore, ka një zyrë që protokollohen shkresat, kryetari së bashku me Kryesinë që s’ështe mbledhur kurrë, kanë detyrë të operojnë, të thërrasin Kuvendin.” – shprehet Noka më 29 tetor.

Por duke pasur parasysh që ditët e fundit, që kur 4200 firmat e supozuara nga Berishianët u dorëzuan në PD, ato ndodhen në kasafortën brenda zyrës së Edi Palokës (kryetar i Këshillit Kombëtar), debati që ka përfshirë PD-në ka kaluar nga parimor ne teknik.

Fokusi i PD-së zyrtare të Lulzim Bashës mbetet tek vërtetësia e firmave të delegatëve. Berishianët pretendojnë se e kanë kaluar shifrën e 4200 delegatëve, por më së paku duket se kompleksohen që ato firma të kalojnë në duart e Gazment Bardhit me shokë.

Njerëzit e Foltores nuk bëjnë kompromis, gjithkush mund ti kontrollojë firmat tek zyra e Edi Palokës, ama jo tek “zyra që protokollohen shkresat”. Dhe pikërisht ktu Gazment Bardhi nxjerr sot videon (më lart) e dy javëve më parë, të Nokës që shprehet krejt ndryshe.

Edhe Flamur Noka ka një alibi për këtë skepticizëm ndaj zyrës së protokollit, pasi prej ditësh Bardhi bënte thirrje që firmat ti dorëzohen organit përkatës brenda PD-së.

“Kontrolloni te Tatimet në rast se në selinë e PD gjeni një njeri që paguhet si shef protokolli, apo protokollist, atëherë po ia çojmë. Gjithmonë ka patur protokoll në atë parti. Sot nuk ka asnjë punonjës që merret me protokollin. Çdo dokument shkon ose te punonjësi i sportelit ose te sekretarja e kryetarit.

Ne e çuam te Këshilli Kombëtar si i vetmi organ legjitim dhe i konstituuar pas Kuvendit Kombëtar. Nuk ishte detyrim, por thjesht për transparencë që t’u themi të gjithëve që kush dëshiron mund të shkojë dhe ti verifikojë.” – u shpreh dje Noka.

Kësaj i mëshon Gazment Bardhi sot. Pse i frikësohen kaq shumë Berishianët që PD zyrtare ti shohë firmat? Pse nuk tregojnë të njëjtën siguri si dy javë më parë? Pse ndryshon qëndrim Noka?

Këtyre pyetjeve që Bardhi nuk i artikulon me gojën e tij, ai vetë i jep po vetë përgjigje me thirrjet që bëri sot Live para kamerave.

“Partia nuk është as kasafortë, as bunker. Ju lutem, depozitoni kërkesën në protokollin e PD, jepuni mundësinë institucioneve dhe të mbledhim Kuvendin.”- ishte ftesa e Gazment Bardhit, duke iu referuar qëndrimit Statutor të para pak ditëve të deputetit Flamur Noka. “Nëse dikush ka vendosur të veprojë si celulë apo ilegalitet, është i lirë të veprojë, por jo në emër të demokratëve dhe jo në emër të PD”- tha Gazment Bardhi.

Parë nga lart, Foltorja fiton pikë në debat parimor, ndërsa PD-ja e Bashës fiton pikë duke e drejtuar debatin tek teknikalitete si ku ndodhen firmat apo kush i ruan ato. Në këtë pikë, duket se njerëzit e Lulzim Bashës po shfrytëzojnë mjeshtërisht çdo detaj për të drejtuar debatin kësisoj. ©LAPSI.AL 



7 Comments

  1. “Parë nga lart, Foltorja fiton pikë në debat parimor, ndërsa PD-ja e Bashës fiton pikë duke e drejtuar debatin tek teknikalitete si ku ndodhen firmat apo kush i ruan ato. Në këtë pikë, duket se njerëzit e Lulzim Bashës po shfrytëzojnë mjeshtërisht çdo detaj për të drejtuar debatin kësisoj”
    Problemi shtrohet parimisht sepse njerezit qe presin t’u zgjidhen hallet e tyre, nuk kane kohe, nerva, durim dhe disa as kapacitetin juridik qe te merren me teknikalitete. Parimisht, pa hyre ne detaje te tjera, problemi shtrohet ne kete menyre: A ka te drejte Basha qe pas disa humbjeve ne seri (per shkak edhe te pazareve) te jete ne krye te PD? Me tej, a ka te drejte Basha te marre mandatin e trete ne krye te PD, pra te jete kryeminister ne hije, kur ne fushate premtimi i tij ishte se do fuste ne kushtetute kufizimin ne dy mandate te kryeministrit? Po parimisht, sot kur antibashistet (jo te gjithe jane berishiste) jane ne numer te konsiderueshem, a ka te drejte Basha qe te mbaje postin e kryetarit te PD ne kundershtim me vullnetin e shumices duke mos lejuar nje votim per kryetarin? Mos te harrojme se ka premtuar referendumet kombetare, nderkohe qe nuk i lejon brenda partise se vet… Shkurt per parimet dhe per Bashen

  2. Keta ia fusin kot. Kush tha se do te mbahen ne kasaforte? DYLBERI Bashes ia fut kot. Sa per teknalitet. Diten e kuvendit, njeriu paraqitet me tester, funksioni qe mban ne parti, karta e identitetit dhe merr mandatin e delegatit. Gjithe tjetra eshte tymnaje dhe dadhakeqesi. Ne cdo kongres partie, anetari delegat, paraqitet, shikon emrin ne liste, nxjerr karten e identitetit dhe pastaj merr mandatin. Ku eshte cydia apo tek frika e DYLBERIT?

  3. Po o muli po. Tani qe ja futen karremin dhe mones te flasi, do te thote qe behuni gati se rrez veshit e keni te gjithe. Nuk ju le me njeri ti vini flaken dhe ta ktheni vendin shesh beteje si ne 97, si majtas dhe djathtas, komunistat jane shperndar nga te gjithe anet dhe bejne pazare, dhe pak durim

  4. si se kuptoni qe saliu do thejsht te bej rremuj. nuk i rruhet as per demokraci e as per parti po vec per byth te tij.

    1. 97 nuk e beri maloku. Maloku nuk diti te menaxhoje situaten, por nuk ishte ai shkaktari o qytetar i shquar i Terpanit dhe bari me ajdemi e me panel diellor ne cante

  5. salehu donte me bombardu jugun, salehu doli e tha qe frimat piramidale jan te sigurta. per to mos fol pastaj per gerdecin dhe 21 janarin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *