• |
ide | kryesore

Gjendet i vdekur në makinën e tij 24-vjeçari në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 24-vjeçar është gjetur i pajetë në makinën e tij në Tiranë. Policia bën me dije se në trupin e të riut nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ai mund të ketë ndërruar jetë nga ataku kardiak.

“Më datë 11.11.2021, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, në mjetin e tij, shtetasi J. C, 24 vjeç. Nga veprimet e kryera dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *