• |
ide | kryesore

“Mashtrim pervers”, Bardhi i përgjigjet Kryemadhit: LSI nuk bëri fushatë në Elbasan

-Instant, Lajme, Të fundit

Thellohet ndarja PD-LSI. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka replikuar sërish me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi për çështjen e koalicioneve për zgjedhjet e 25 Prillit. Bardhi tha mbrëmë se PD i ofroi 15 mandate të sigurta LSI-së, por kjo e fundit tha se 34 i siguronte e vetme duke mos pranuar që të futeshin në zgjedhje me një listë të vetme, që gjë i kushtoi opozitës maksimalizimin e votës.

Monika Kryemadhi e cilësoi Bardhin mashtrues pervers, por numri dy i PD-së tha sot se deklarata e kryetares së LSI-së është e pakuptimtë. Kryetarja e LSI-së e pyeti Bardhin se kur është mbledhur kryesia e PD për t’i propozuar LSI  listën e përbashkët?


Përgjigja e zyrtarit të lartë demokrat ishte kjo “Kryesia nuk është mbledhur sepse nuk ka pasur një dakordësi nga kryetarja e LSI-së për të pasur mundësi t’i propozohej Kryesisë një listë të përbashkët. Qëndrimi konstant i LSI-së ka qenë që duhet të dilnim në dy lista, pavarësisht qëndrimit tonë për një listë. Qëndrimi krejt normal sipas vlerësimit të tyre ishte se do të maksimalizonin votat me dy lista.

LSI tha se me ndryshimet e njëanshme të Kodit përfitonte sepse nga 19 mandate në 2017 do të merrte më shumë se 40 mandate nga ndryshimet e njëanshme kushtetuese që bëri Edi Rama. Në fakt ato ndryshime të njëanshme të Ramës ishin një dhunim flagrant. Ka një deklaratë të pakuptimtë të kryetares së LSI-së” tha ai.

Ish-kandidatja e LSI-së në Durrës Elona Guri akuzoi mbrëmë Bardhin se nuk pranoi që të bënte një konferencë kundër Suel Çelës gjatë periudhës së fushatës në Elbasan, por sekretari i përgjithshëm i PD-së u përgjigj duke thënë se “Ata u fshehën dhe nuk erdhën një ditë në qarkun e Elbasanit janë arsyeja e vetme pse LSI nuk arriti të merrte asnjë mandat në qarkun e Elbasanit. Ju e dini që LSI nuk ka bërë fushatë në Elbasan” tha ai.

4 Comments

  1. Ka disa te verteta:
    – LSI i ka kerkuar 15 mandate te sigurta PD ti kete ne listen e perbashket (absurd po ta mendosh), te njejten gje i kan kerkuar dhe PS be 2009, 16 mandate te sigurta ne listen e PS… ne ate kohe si sot me 4 mandate doli (i shpetoi Berisha duke i marr ne qeveri).
    – PD harron qe LSI e ka aleaten kryesore e smund te deklaroje qe skan marre asnje mandat ne Elbasan se skan vajtur asnjehere per te bere fushate, ne kete menyre i bie e gjith prapaganda qe Rama ka vjedhur votat e bla bla bla.

    1. Nuk ka vjedh vita rama, ai persiri bashen dhe kete dylberin. Mire ia beri atyre dhe popullit. Me mire rama se nje njeri kot si basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu