• |
ide | kryesore

Mbledhja e Kuvendi Kombëtar/ Bardhi: Partia nuk është kasafortë, firmat të dorëzohen në protokoll

-Instant, Lajme, Të fundit



Në një prononcim për mediat nga selia e Partisë Demokratike, sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi bëri sërish thirrje që mbledhja e Kuvendit Kombëtar të bëhet duke respektuar procedurën dhe statutin e partisë. Bardhi sërish apeloi ish kryeministrin Berisha që firmat, nëse i ka, t’i dorëzojë në protokollin e selisë blu dhe jo në zyrën e Palokës.

“Edhe sikur të jetë arritur të sigurohet 1/8 e firmave të delegatëve, vullneti i tyre nuk duhet mbyllur në kasafortë. Edhe nëse 1/10 e delegatëeve të kuvendit kanë nënshkruar, atëherë zëri i tyre duhet të dëgjohet. Prandaj dua të përsëris thirrjen time, nxirrni firmat nga kasaforta, mos bëni shoë me gazetarët të cilët nuk mund të verifikojnë nëse ata që kanë firmosur janë anëtarë të PD apo delegatë, apo janë apo jo gjallë. Dorëzoni kërkesën në protokollin e PD, respektoni institucionet e PD dhe i lini demokratët të shprehin vullnetin e tyre të lirë. Kjo parti është krenari e demokratëve, ne nuk veprojmë në ilegalitet. Është krenari e Shqipërisë PD-ja dhe nuk mund të tallet askush me të. Rregullat janë të qarta, të dërgohet kërkesa, të mblidhen institucionet dhe të dëgjohet edhe zëri qoftë pakica e pakicës. Partia nuk është kasafortë, nuk është bunker. Ne nuk jemi celulë ilegale, por veprojmë në përputhje me rregullat e shtetit dhe të Partisë Demokratike”, nënvizoi Bardhi.

 



8 Comments

  1. Je ilegjitim o loqe nuk je zgjedhur me proces sipas statutit ne pd.
    Ti dhe shoket e tu duhet te Hiqni dore nga uzurpimi i partise se do dilni nga penxheret jo nga dera po vazhduat…

  2. Gazmore,genjeve per nr.e antareve te PD-se,genjen dhe ti e di mire dhe llakistie di fort me mire se ti,megjithse ndani çdo gje bashke se ato firma jane mbledhur,lojra me shifrat bej sa te duash ti jo 1/8 e jo 1/10 ?!
    Ti sjellin dhe do shqyrtohen ne kryesi,atehere pse ja jep te drejten statuti 1/4 se delegateve te mbledhin kuvendin ?!?
    Ne fund te mbledhjes pasi shqyrtohen nga grida,bardhorja,luli i vogel,salianja do te konfirmohen kerkesat ?!?!?!
    Jo,sepse do te kerkojne pastaj te verifikojne nga ekspertiza te pavarura,mbase angleze nje per nje konfirmimin e autenticitetit te firmave dhe ne fund te gjese e cila shkon ne 5 vite keto pislliqete ketij grupi motrash e baxhellash ne pd nuk do i haje askush !?!
    Jane

  3. Partia demokratike tani eshte Kuvendi i demokrateve, e ka marre ne dore Anetaresia, nuk e kuptoj çfare pune ka administrata e Partise qe nuk donte ta mblidhte Kuvendin , per me teper!

  4. Pse ti dorezoi firmat ne protokoll o Gaz bytha qe te merrni emrat dhe te filloni presionin. Ik tani Gazi se dole ti bllof te gjitha fimat ju treguan sot mediave nga Paloka dhe i pa e gjithe Shqiperia. Puc puc Gazi dhe basetat shkurtoi pak dhe ec me kohen ashtu i mbanin Gayt ne vitet 80-90, Gayt e sotem jane Metroseksual.

  5. Sali Berisha mund të bëhet një personazh filmi dhe aty mund të ndodhë që spektatorët ta pëlqejnë ashtu siç pëlqejmë një vrasës me pagesë apo të distancohen prej tij. Kjo do të varet nga aktori që do ta luajë atë personazh. Ndërsa personazhi historik me emrin Sal Berisha, tani i përket asaj kategorie që në këtë vend kanë prodhuar haxhi-sali-qamilizmin.

  6. ANTARESIA e PD-se asht sovrani i saj.Ajo do te vendosse se ke do te kemi ne krye te shtetit,governatoren koreane,Vucicin,princ Vidin, Berishen,Lulin apo ndonji tjeter qe do te ofrohet te udheheqe ate vete,pra PD-ne dhe Allvaniqine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *