Shqipëria luan tani dy ndeshjet e fundit të fushatës kualifikuese për Botërorin 2022, por historia kthehet një muaj prapa, kur në Tiranë vendi i dytë u komplikua nga humbja me Poloninë, që bëri parakalimin, duke u renditur dy pikë më lart. Edhe një barazim mund të na kishte vështirësi, por goli i Sviderskit ka lënë vetëm një ngushticë malore për kuqezinjtë që ëndërrojnë playoffin por kanë nevojë për një mrekulli të vërtetë.
Ajo që është e qartë janë 6 pikët në cdo rast për kuqezinjtë, duke filluar nga pjesa më e vështirë, fitorja me Anglinë në Wembley në 12 nëntor. Kaq edhe mund të mos mjaftojë, duke qenë se skuadra e Paolo Sousas do të luajë, në transfertë, por me Andorran. Nëse ekulibri vazhdon, atëherë të besuarit e Rejas duhet të fitojnë edhe me Andorran në kryeqytet në 15 nëntor e të presin një nder nga Hungaria e Rossit, në detyrën e surprizës në Varshavë me Poloninë, por jo barazim, duhet të mposhtin Leëandoëskin e të tjerët, sepse e rëndësishme është që polakët të mos marrin më shumë se tre pikë në dy ndeshje, nëse kuqezinjtë marrin 6, ose në të dy ndeshjet të marrin 3 pikë më pak se Shqipëria.
Diferenca me Anglinë kryesuese është 5 pikë e me 6 pikë në lojë edhe vendi i parë mund të arrihet, matematikisht duke folur, por kombinimi është i guximshëm edhe për tu menduar: Tre Luanët pasi ti mposhtnim ne, duhet ti mundë edhe San Marino, ndërsa Polonia duhet të mundet përsëri nga Hungaria në javën e fundit, gjithnjë nëse nuk do ta mundte Andorra. Parashikimi është një mision gati i pamundur, por të ëndërrosh nuk bën kurrë keq…