• |
ide | kryesore

“U tregova mendjemadh, nuk i mbanim dot”: Reja pranon gabimet dhe merr faturën e disfatës me Anglinë

-Instant, Sport



Pesë gola për humbjen më të rëndë që kur është ulur në pankinën e Shqipërisë. Për Edoardo Rejan pak shpjegime kishte për goleadën në Wembley, që ishte edhe përfaqësimi më i dobët i skuadrës nën drejtimin e 76 vjecarit: “Përqendrimi nuk ka të bëjë, ata u nisën shpejt, kur ke këtë fizik… Ne nuk i mbajtëm, për fat të keq janë më të fortë edhe në planin fizik. Kur gjen një Angli si kjo duhet të mundohesh të përmbash kundërshtarin dhe të përmbysnim situatat, por nga pikëpamja fizike kishte një diferencë të madhe. Kishin dominim total në nisjet, se kur niseshin nuk i ndalnim kurrë, bëhej e vështirë të ndaleshin. Këta janë të fortë e kur nisen nuk ia del ti rrish mbrapa” tha tekniku.

Italiani merr përsipër faturën e një humbje, duke pranuar gabimet e bëra nga ana taktike: “Ndoshta u tregova mendjemadh dhe kërkova të luaja ndeshjen me presing, por nuk mund të bëhej se ata kishin dominim fizik, u munduam t’i sulmonim lart, por kur niseshin nuk ia dilnim – shpjegoi Reja -. Ndoshta po të riluhej do të mbyllesha në mbrojtje si në pjesën e dytë, por herët a vonë do të bënin gol. Mua më interesonte të shihja ekipin më lart, por fizikisht nuk ishim ku duhet, janë shumë më të fortë, pavarësisht cilësive. Në këto nivele, për ne është e vështirë që t’i përmbajmë kundërshtarët, nuk ia dalim”.

Një justifikim mund të jenë dëmtimet, ato para ndeshjes dhe ato gjatë ndeshjes: “Kisha dy dëmtime, dhe ishte menjëherë s 2-0 dhe bëhet e vështirë të mbyllësh diçka, se kur i bën zëvendësimet pastaj mbetesh pa alternativa. Ishim pa fat edhe te dëmtimet. Imazhin nuk e prish se në Londër mund të humbësh sidomos me një skuadër si është kjo. Fizikisht ishin mirë, ishin të karikuar, si në pak ndeshje. Nuk i kisha parë në ndeshje të tjera në këtë grintë, ishin të fortë, nuk tërhiqeshin as në përplasje. Kur gjen një ekip kaq të karikuar, vë poshtë këdo, jo vetëm Shqipërinë por edhe ekipe më të forta se ne”, përfundoi Reja.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *